LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nuk e kërcënoj askënd, por do të ketë pastrime (Video)

Zaev: Nuk e kërcënoj askënd, por do të ketë pastrime (Video)

Kryeministri Zoran Zaev, në tribunën e sotme në Komunën e Karposhit, njoftoi se do të ketë “pastrime” nga radhët e pushtetit, për shkak të pakënaqësusë nga një pjesë e qytetarëve.

Ai tha se mesazhin e ka marrë dhe shtoi se nuk e kërcënon askënd, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Flas hapur, nuk e kërcënoj askënd. E morëm mesazhin në raundin e parë. Këtë qartë ua them mbështetësve tanë, të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi dhe janë të pakënaqur nga ne, nga funksionarët tanë. Në nivel lokal dhe qendror, pastrime do të ketë. Ky është mesazhi im. Mesazhin e dërguat, por mos e dënoni shtetin, për shkak të disa dobësive tona. Kemi dobësi, por punojmë dhe do të punojmë që t’i përmirësojmë. Kuptova, shumë mbështetës tanë na thanë ‘ej, alo’, ndrysho diçka”, tha mes tjerash Zaev.

Ai foli edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku tha se kandidati Stevo Pendarovski do të arrijë fitore me mbi 100 mijë vota dallim.

“Unë jam njeriu më i informuar, nëse ju nuk e dini Zaevi e di: do të fitojmë me 100 mijë vota dallim në rrethin e dytë dhe për këtë arsye kthejeni buzëqeshjen. Tani meritojmë të fitojmë, ndërsa do të vijë koha kur edhe do të humbim dhe për këtë do të jemi të përgatitur”, tha Zaev.

Ndryshe, pas “pastrimeve” që i paralajmëroi Zoran Zaev, aktori Dragan Spasov Dac, i dhuroi fshesë për ta bërë pastrimin.

“Për shkak se unë jam i pari që do të jep dorëheqje për arsye morale, kam edhe përgjegjësi morale që të dorëzoj këtë fshesë për pastrimin që duhet të bëhet. Kjo nuk është e dakorduar, ka edhe lopatë ku mund të grumbullohet shumë mbeturina”, ka deklaruar aktori Dac./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori