LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: LSDM-ja mbrëmë mori shuplakë të nxehtë nga qytetarët – përgjegjësi për festën private të Zaevit me paratë shtetërore

Arsovski: LSDM-ja mbrëmë mori shuplakë të nxehtë nga qytetarët – përgjegjësi për festën private të Zaevit me paratë shtetërore

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se Zoran Zaevi dhe LSDM-ja me festën e mbrëmshme përjetuan edhe një humbje edhe atë drejtpërdrejt nga populli, respektivisht qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Sipas Arsovskit populli u bashkua kundër marrëveshjes kapitulluese që Zoran Zaevi i plotësoi vijat e kuqe të Greqisë dhe pranoi fshirjen e emrit Republika e Maqedonisë, identitetit, kombësisë, historisë maqedonase, kultura dhe tradita.

“Populli ynë thotë sa para aq edhe muzikë. Dhe për shkak se dje janë hedhur qindra mijëra euro, para të popullit për festë për ndryshim të emrit, populli ju tha LSDM-së: çfarë marrëveshje – aq publik. Të nderuar qytetarë, në debaklin e mbrëmshëm – festa kishte më pak njerëz se në merr një qytetar i jonë nga Maqedonia në festë në shtëpi me të afërmit e tyre. E paralajmëruam Qeveria se për kot harxhon para dhe se populli nuk është për festa. Humbja dhe kapitullimi nuk mund të konvertohen në fitore. Zaev këtë nuk e dëgjoi, siç nuk dëgjon për milion politika tjera të gabuara që po i zbaton. Për këtë shkak mbrëmë ata fituan një shuplakë të nxehtë nga qytetarët”, tha Arsovski dhe shtoi:

“Kjo shuplakë e popullit që ja drejtuan Zaevit dhe kartelit të tij kriminal është rezultat i mospajtimeve të politikave anti-shtetërore që e sjellin shtetin në humnerë. Përsëri pyesim publikisht, sa ilaçe të shtrenjta mundej të blihen me këto para dhe sa prindër të fëmijëve do t’ju jepnin terapinë e nevojshme nëse Zaevi e anulonte debaklin e mbrëmshëm të festës? Sa para do të kushtonte organizimi i gjithë këtij festës së dështuar? Kush do të marr përgjegjësi për këtë që e bëtë? Kush do të jap përgjegjësi për paratë e harxhuara të qytetarëve për këtë festë të dështuar dhe më kryesorja në cilën kuletë mbaruan ato para? Përgjegjësi për festën private të Zaevit me para shtetërore, patjetër të këtë”.


Sipas të gjitha llogaritjeve, tha Arsovski, qeveria në debaklin e mbrëmshëm të dështuar ka nënshkruan më së paku gjysmë milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Paramendoni, në vitin 2011 për festën e pavarësisë së Maqedonisë, ngjarje që ende është në mendjen e secilit maqedonas, LSDM-ja e bojkotoi. Në vitin 2011 LSDM-ja e bojkotoi festën e qytetarëve, kurse mbrëmë qytetarët e bojkotuan LSDM-në dhe festën e tyre private. Kjo edhe një herë tregon se sa janë të pjekur LSDM-ja të shkojnë nga qeveria dhe se askush nuk i dëshiron. Për ilustrim, festa e atëhershme që mblodhi qindra mijëra qytetarët të festojnë bashkërisht kushtoi rreth 90.000 euro, në mënyrë transparente u publikuan harxhimet e Qeverisë së atëhershme e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja. Shifet se dikush nga festa e dështuar e mbrëmshme të LSDM-së ka bërë fajde” tha Arsovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori