LAJMI I FUNDIT:

Arrihet numri i 1 milion udhëtarëve në ANP

Arrihet numri i 1 milion udhëtarëve në ANP

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme,të mërkurën, nëpër këtë aeroport do të kalojë udhëtari i 1 miliontë.

Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë, ky numër i udhëtarëve paraqet rekord dhe ngjarje të madhe për ANP-në dhe për transportin ajror në Kosovë, kjo për shkak se po arrihet për herë të parë një numër i tillë udhëtarësh dhe me datë 12 nëntor, një muaj e gjysmë pa përfunduar viti 2008.

“Deri në mbyllje të vitit, sipas numrit të fluturimeve, parashikohet që numri i udhëtarëve t’i ofrohet shifrës prej 1.2 milion udhëtarësh”.

Në po të njëjtin njoftim zyrtar thuhet, se gjatë vitit të kaluar nëpër ANP, kanë kaluar 990 mijë udhëtarë komercialë.


“Udhëtarit të 1 milionët do ti ndahet një biletë falas vajtje-ardhje, për secilin destinacion që ai do të vendosë të udhëtoj dhe këtë udhëtim ai do të mund ta realizojë në cilëndo periudhë deri në fund të vitit 2009”. /Telegrafi/