LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i dyshuar për gjuajtjen me armë në rrugën “Nazmi Gafurri”

Arrestohet një i dyshuar për gjuajtjen me armë në rrugën “Nazmi Gafurri”

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme që operojnë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prishtinës, është ndërmarr një operacion policor, lidhur me arrestimin e personave të dyshuar për rastin Vrasje në tentativë, që ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri”,dje në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë operacioni policor është realizuar në Prishtinë, ku policia ka arrit të identifikoj tre personat e dyshuar të përfshirë në rast, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në tri lokacione.

“Në njërën prej lokacioneve policia ka arrit që gjejë dhe të arrestoj personin e dyshuar: F.M, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Gjithashtu nga ana e hetuesve policorë është sekuestruar: një veturë e tipit BMW, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor, janë në kërkim të dy personave të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftim./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori