LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet kadeti i Policisë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në Lipjan

Arrestohet kadeti i Policisë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në Lipjan
Foto: Ilustrim

Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestuar në Lipjan, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së”, ka thënë ai për Telegrafin.


Beka tha se si pjesë e procedurës është njoftuar AKSP dhe PK.

Ndryshe, Policia kishte konfirmuar se një vajzë ishte zhdukur dhe se rastin e kishte lajmëruar babai i saj.

“Fsh. Konjuh, Lipjan 30.06.2024-21:15. Një mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, kishte njoftuar policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Sociale
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lajme
Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Lajme
Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Siguri
Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës

Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës

Lajme
Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Lajme
Kalo në kategori