LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona të dyshuar për mbajtje të armëve dhe lëndim trupor  

Arrestohen dy persona të dyshuar për mbajtje të armëve dhe lëndim trupor  

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuare për mbajtje të armëve dhe lëndim trupor.

Policia njofton se të hënën, rreth orës 19:50, policia është informuar se në Lagjen “ Dheu i Bardhë” në Gjilan, kishte ndodhur një përleshje në mes të dy të dyshuarve dhe viktimës, që të gjithë shtetas të Kosovës me banim në Gjilan.

Njësitet e Stacionit Policor në Gjilan menjëherë iu kanë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.


“Nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje në  mes tre personave, në vazhdim rasti ka eskaluar në rrahje në mes të dyshuarve J. M. (1993) dhe B. B. (1980) në një anë dhe viktimës L. M. (1985) në anën tjetër. Me këtë rast viktima ka pësuar lëndime në kokë, deri sa njëri nga të dyshuarit e ka  ekspozuar një armë revole. Njësitet e Stacionit Policor në Gjilan e kanë konfiskuar armën me dy fishek dhe një karikatorë nga i dyshuari B. B”, thuhet në njoftim.

Viktima ka kërkuar tretman mjekësore ku edhe e posedon raportin mjekësor “Lëndim i lehtë trupor”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për krime të rënda i cili ka qenë prezent në Stacionin Policor dhe pas intervistimit të të dyshuarve në bazë të procedurave ligjore ka urdhëruar që ndaj tyre të ngritët kallëzim penal “Lëndim i lehtë trupor dhe Armëmbajtje pa leje” .

Të njëjtit ndalen në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori