Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian, u arrestua pasi u mor në pyetje prej policisë belge të premten në mbrëmje në lidhje me një hetim mbi korrupsionin e dyshuar që përfshin “një vend të Gjirit”.
Burime të Parlamentit Evropian i thanë Euronews se zyra e Kailit ishte bastisur nga policia e Belgjikës, së bashku me ato të dy eurodeputetëve socialistë belgë, Maria Arena dhe Marc Tarabella.
Arena mohoi çdo përfshirje, duke deklaruar se hetimi përfshinte asistentin e saj, transmeton Telegrafi.
Suspicion of corruption by Qatar: EU Parliament vice-president Eva Kaili has been arrestedhttps://t.co/ystOIoAV6M pic.twitter.com/Op1vprhk68
— Le Soir (@lesoir) December 9, 2022
“Hetimet po bëhen sepse ajo punoi për OJQ-në Fight Impunity, besoj, në vitin 2019”, tha Arena për Le Soir. “Nuk ka lidhje me faktin që ajo është asistentja ime”, shtoi ajo.
Katër arrestime tashmë janë bërë në kryeqytetin belg në mëngjes për të njëjtin rast. Mediat në Greqi dhe Belgjikë raportuan se një nga katër të arrestuarit është partneri i Kailit.
Partia socialiste greke, PASOK, njoftoi të premten në mbrëmje se Kailin e kishte “përjashtuar” nga anëtarësia e saj.
“Socialistët dhe Demokratët (S&D) në Parlamentin Evropian pezulluan anëtarësimin e Kailit me efekt të menjëhershëm”, shkruan një deklaratën e tyre.
The Socialists and Democrats group in the European Parliament has taken the decision to suspend MEP Eva Kaili’s membership of the S&D Group with immediate effect, in response to the ongoing investigations.
— S&D Group (@TheProgressives) December 9, 2022
Zyra e Prokurorisë Federale të Belgjikës tha se gjeti 600 mijë euro para në dorë gjersa sekuestroi kompjuterë dhe telefona celularë gjatë bastisjes së të premtes. Në bastisje u kontrolluan gjithsej 14 vende.
“Për disa muaj, hetuesit e Policisë Gjyqësore Federale kanë dyshuar për një vend të Gjirit që po ndikon në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian. Kjo po bëhet duke paguar shuma të mëdha parash ose duke u ofruar dhurata të mëdha palëve të treta me rëndësi të rëndësishme politike dhe/ose pozicioni strategjik brenda Parlamentit Evropian”, thuhet në deklaratë.
Zyra e prokurorit nuk e përmendi vendin që po hetohet. Deklarata e saj për shtyp i referohej vetëm një “shteti të Gjirit”. Le Soir e identifikoi vendin si Katar.
Përfituesit janë personalitete me “një pozicion të rëndësishëm politik dhe/ose strategjik” në Parlamentin Evropian.
Katërshja e arrestuar besohet se janë të gjithë shtetas italianë: drejtori i OJQ-së Jo Paqe pa Drejtësi Niccolo Figa-Talamanca; udhëheqësi i sindikatave Luca Visentini; ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri; dhe asistent parlamentar në grupin S&D dhe partneri i Kailit, Francesco Giorgi, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.
Kaili, 44 vjeç, është një ish-prezantuese e televizionit grek dhe eurodeputete që nga viti 2014.
This is quite shocking if suspicions come true. I heard her very pro Qatar speech and plenary and was extremely surprised about it. Evth must be fully investigated. https://t.co/vSJ7NwfLDP
— Anna Cavazzini (@anna_cavazzini) December 9, 2022
Eurodeputetja e Gjelbërve nga Gjermania, Anna Cavazzini, ka pohuar se është befasuar me arrestimin e Kailit.
“Kjo është mjaft tronditëse nëse dyshimet bëhen të vërteta”, shkroi Cavazzini në Twitter dhe shtoi. “Dëgjova fjalimin e saj shumë pro Katarit (në seancën plenare) dhe u befasova jashtëzakonisht për këtë”.
Ka reaguar edhe eurodeputetja tjetër, Viola von Cramon, e cila ka deklaruar se ironia e fatit është se në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit po tronditet Bashkimi Evropian.
“Është një ironi e historisë që lufta kundër korrupsionit në institucionet tona të Bashkimit Evropian u trondit në thelb në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Mirë që autoritetet e BE-së reaguan kaq shpejt dhe me vendosmëri”, shkroi eurodeputetja gjermane.
Das haut uns im @EuropeanParliament natürlich alle um. Dass der Kampf gg Korruption in den eigenen #EU Institutionen am #InternationalAntiCorruptionDay im Mark erschüttert wurde, ist ja eine Ironie der Geschichte. Gut, dass die 🇧🇪 Behörden so schnell &resolut reagiert haben.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) December 10, 2022
Të kontaktuara nga Euronews, shërbimet e shtypit të Parlamentit Evropian thanë se “Parlamenti Evropian nuk komenton procedurat gjyqësore”.
“Si gjithmonë, Parlamenti Evropian bashkëpunon plotësisht me autoritetet kombëtare përgjegjëse. E njëjta gjë në këtë rast specifik”, shtuan ata.
Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë (EPP), më e madhja aktualisht, tha se “në vazhdim nuk duhet lënë asnjë gur pa lëvizur” sa i përket hetimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës