Ndihmësi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin për politikën e jashtme tha se ai i kishte thënë Uashingtonit se një armëpushim 30-ditor i propozuar nga SHBA për të ndalur luftën në Ukrainë thjesht do t’u jepte një afat forcave të Kievit.
Përparimet e Rusisë përgjatë frontit në muajt e fundit dhe përpjekja e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të arritur një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit tre-vjeçar në Ukrainë, kanë ngritur frikën se Kievi, i cili mbështetej nga Perëndimi, mund ta humbiste luftën.
Bëhet e ditur se i dërguari special i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka mbërritur në Moskë për t’u takuar me Putinin, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Zyrtarët rusë thanë se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, kishte dhënë detaje mbi idenë e armëpushimit të mërkurën dhe Rusia ishte gati për ta diskutuar atë.
Trump shpreson se Kremlini do të pajtohet me propozimin e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor që Ukraina tha se do ta mbështeste.
Ndërkohë, Yuri Ushakov, një ish-ambasador në Uashington, i cili flet në emër të Putinit për çështjet kryesore të politikës së jashtme, tha se ai kishte folur me Waltz.
“Kam deklaruar qëndrimin tonë se ky nuk është gjë tjetër veçse një pushim i përkohshëm për ushtrinë ukrainase, asgjë më shumë”, tha Ushakov.
“Qëllimi ynë është një zgjidhje paqësore afatgjatë që merr parasysh interesat legjitime të vendit tonë dhe shqetësimet tona. Më duket se askush nuk ka nevojë për ndonjë hap që thjesht imiton veprime paqësore në këtë situatë”, shtoi ai.
Ushakov tha se Putini do të flasë me media më vonë dhe do të përshkruajë pozicionin e Rusisë në më shumë detaje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Agjencia gjermane e spiunazhit ‘beson se COVID-19 ka të ngjarë të ketë filluar në laborator’

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Më shumë se 50 të burgosur arratisen nga burgu i ‘mbipopulluar’ në Indonezi – zbulohen detaje dhe pamje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker