LAJMI I FUNDIT:

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord të nënshkruajnë një traktat të paqes

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord të nënshkruajnë një traktat të paqes

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord mbi parimet bazë për një traktat paqeje.

Kështu tha sot kryeministri armen, Nikol Pashinyan, megjithëse palët flasim gjuhë të ndryshme diplomatike.

Duke pushtuar Nagorno-Karabakun, presidenti i Azerbajxhanit përmbushi zotimin e babait të tij
Lexo po ashtu Duke pushtuar Nagorno-Karabakun, presidenti i Azerbajxhanit përmbushi zotimin e babait të tij

Lideri armen tha se kishte pasur disa përparime në bisedimet për një traktat paqeje edhe pse ai u citua të thoshte se të dy vendet ende shpesh përpiqeshin të bien dakord për disa gjëra, raporton reuters.


“Ne kemi lajme të mira dhe të këqija për procesin e paqes Armeni-Azerbajxhan”, pohoi Pashinyan në Jerevan dhe shtoi se “është mirë që parimet bazë të paqes me Azerbajxhanin janë rënë dakord. Kjo ndodhi me ndërmjetësimin e kreut të Këshillit Evropian, Charles Michel si rezultat i takimeve të mia me presidentin e Azerbajxhanit në Bruksel”.

“Lajmi i keq dhe më i rëndësishëm është se ne ende flasim gjuhë të ndryshme diplomatike dhe shumë shpesh nuk e kuptojmë njëri-tjetrin”, tha Pashinyan.

Pashinyan tha se Armenia kishte propozuar gjithashtu shkëmbimin e të gjithë të burgosurve armenë me të gjithë të burgosurit Azerbajxhanas.

Aliyev ngre flamurin e Azerbajxhanit mbi rajonin e Karabakut
Lexo po ashtu Aliyev ngre flamurin e Azerbajxhanit mbi rajonin e Karabakut

Kujtojmë se të dyja vendet kanë qenë në hasmëri për dekada, veçanërisht për rajonin separatist të Azerbajxhanit të Nagorno-Karabakut.

Në fakt, forcat azere e rimorën kontrollin mbi këtë territor në muajin shtator të këtij vitit, por shkaktuan një eksod masiv të armenëve etnikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori