LAJMI I FUNDIT:

Apple dhe Volkswagen së bashku

Apple dhe Volkswagen së bashku

Dy ndër brendet më të njohura në botë, kanë bërë një aleancë për të lëshuar në treg një produkt që do të ofrojë stil, klasë dhe mundësi të shumta argëtimi, bëhet fjalë për Beetle nga Volksëagen dhe iPhone nga Apple.

iBeetle quhet projekti që kanë nisur këto dy kompani, i cili vjen në dy modele, VW iBeetle dhe VW iBeetle Cabriolet (me hapje nga lartë).

Në qendrën e ndërtimit të Beetle kanë filluar të projektojnë një panel të ri, i cili mundëson integrimin e një iPhone, që do të funksionojë lirshëm brenda makinës.


iPhone ofron të gjitha mundësitë e mëhershme të përdorimit duke shtuar kështu edhe aplikacionet si Spotify, Expert, Trainer, Reader, Postcard etj.

Makina vihet në lëvizje nga dy motorë elektrikë, njëri për rrotat e përparme dhe tjetri për rrotat e pasme duke pasur mundësinë e bashkëpunimit në rast nevoje.

Apple për herë të parë është futur nën ombrellën e një prodhuesi tjetër për të lansuar një produkt, ndërsa shitjet kanë filluar gjatë këtij viti.

vwapple vwapple1 vwapple2