LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: BE-ja e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë

Apostolova: BE-ja e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova deklaroi sot se BE i kushton vëmendje të madhe sfidave klimatike të Kosovës dhe nevojave për mbrojtjen e mjedisit.

Ajo këto komente i bëri me rastin e lansimit të “Javës së Diplomacisë Klimatike 2017” në Kosovë”, në të cilin mori pjesë edhe ambasadorja gjermane Angelika Viets.

Apostolova ka thënë se në vitin 2014, BE vendosi që të prezantojë Javën e Diplomacisë Klimatike për të luftuar sfidat e ndryshimeve klimatike në nivel global përmes delegacioneve të BE-së.


Ajo ka shtuar se një vendim i tillë erdhi pas dy dekadave të përvojës së BE-së në zhvillimin dhe zbatimin e politikave ambicioze klimatike.

“Pra, ne jemi të kënaqur që kemi mundësinë për të ndarë eksperiencën tonë me partnerët tanë në Kosovë, të cilën po e bëjmë për herë të parë. Ne po dëgjojmë se ka shqetësime në rast se merren veprime ndaj ndryshimeve klimatike mund të ndikojë në rritjen ekonomike. Por në fakt, e vërteta është e kundërta e kësaj. Ne jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë tona dhe kemi vendosur tashmë bashkëpunim të gjerë të politikave klimatike me disa nga partnerët tanë kryesorë në Kosovë. BE-ja i kushton vëmendje të madhe sfidave klimatike të Kosovës dhe nevojave për mbrojtjen e mjedisit”, tha Apostolova.

Po ashtu, Apostolova theksoi se BE-ja ka investuar më shumë se 40 milionë euro në sektorin e ambientit dhe më shumë 20 milionë euro janë investuar në masat e efiçiencës së energjisë.

Ndërsa, Angelika Viets, ambasadore gjermane në Prishtinë, tha se Qeveria e vendit të saj është e përkushtuar t’i ndihmojë Kosovës dhe ta mbështesë përmes projekteve në fushën e efiçiencës së energjisë dhe promovimin e energjisë së ripërtërirë.

“Veçanërisht në Kosovë, kemi shumë mundësi për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe ta japim kontributin tonë të vogël për ta shpëtuar tokën për gjeneratat e ardhshme. Qeveria gjermane përpiqet të mbështesë Kosovën në këtë aspekt përmes projekteve në fushën e efiçiencës së energjisë, promovimin e energjisë së ripërtërishme, mbështetjen për të përmirësuar menaxhimin e mbeturinave në komuna dhe financimin e planeve të trajtimit në tri mënyra. Së bashku, ne duhet të sigurohemi se të rinjtë nuk do të vuajnë nesër për shkak të zgjedhjeve tona sot. Duke marrë parasysh rëndësinë e të rinjve dhe ndryshimeve klimatike, ambasada gjermane ka krijuar garën “Bëhu diplomat i ri i klimës”. Ne kemi kërkuar nga nxënësit e shkollave fillore që të vizatojnë vizatime për të treguar se çfarë domethënie ka ndryshimi klimatik për ta. Kam qenë shumë e impresionuar nga kreativiteti i këtyre të rinjve në vizatimin e një çështjeje të tillë komplekse”, ka thënë ambasadorja Viets.

Ndryshe, me rastin e lansimit të “Javës së Diplomacisë Klimatike 2017” në Kosovë”, janë ndarë shpërblime për disa studentë për shprehjen që ata kanë bërë përmes videove dhe pikturave për mbrojtjen e klimës. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori