Pjesë të Antarktidës së akullt po bëhen të gjelbra me një ritëm alarmant pasi rajoni është përfshirë nga nxehtësi ekstreme, sipas një studimi të ri, gjë që ka shkaktuar shqetësime për ndryshimin e pesiazhit në këtë kontinent të gjerë.
Shkencëtarët kanë përdorur imazhe satelitore dhe të dhëna për të analizuar nivelet e vegjetacionit në Gadishullin Antarktik, i cili është ngrohur shumë më shpejt se mesatarja globale.
Ata zbuluan se jeta e bimëve – kryesisht myshqet – ishte rritur në këtë mjedis të ashpër më shumë se 10 herë gjatë katër dekadave të fundit, sipas studimit të botuar në revistën Nature Geoscience.
Bëhet e ditur se shkalla me të cilën rajoni ka qenë duke u gjelbëruar gjatë gati katër dekadave është përshpejtuar më shumë se 30% midis viteve 2016 dhe 2021, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ndërsa peizazhi është ende pothuajse tërësisht borë, akull dhe shkëmb, kjo zonë e vogël e gjelbër është rritur në mënyrë dramatike që nga mesi i viteve 1980, sipas Thomas Roland, autor studimi dhe shkencëtar mjedisor në Universitetin e Exeter.
“Gjetjet tona konfirmojnë se ndikimi i ndryshimeve klimatike antropogjene nuk ka kufi në shtrirjen e tij”, tha Roland.
“Edhe në Gadishullin Antarktik – këtë rajon më ekstrem, të largët dhe të izoluar të shkretëtirës – peizazhi po ndryshon dhe këto efekte janë të dukshme nga hapësira”, shtoi ai.
Siç raportohet, Antarktida, vendi më i ftohtë në Tokë, kohët e fundit është përfshirë nga ngjarje ekstreme të nxehtësisë.
Ndërsa ndotja nga karburantet fosile vazhdon të ngrohë botën, Antarktida do të vazhdojë të ngrohet dhe ky gjelbërim ka të ngjarë të përshpejtohet, parashikojnë shkencëtarët.
Sa më shumë të gjelbërojë gadishulli, aq më shumë tokë do të formohet dhe aq më shumë ka gjasa që rajoni të bëhet më i favorshëm për speciet pushtuese, duke kërcënuar potencialisht jetën e egër vendase.
Gjelbërimi mund të zvogëlojë gjithashtu aftësinë e gadishullit për të reflektuar rrezatimin diellor përsëri në hapësirë, sepse sipërfaqet më të errëta thithin më shumë nxehtësi.
“Këto ndikime ka të ngjarë të jenë vetëm lokale, por mund të ndihmojnë në përshpejtimin e mëtejshëm të rritjes së jetës së bimëve ndërsa klima vazhdon të ngrohet”, tha një nga autorët, Olly Bartlett.
“Ky peizazh ikonë mund të ndryshohet përgjithmonë”, paralajmëroi Bartlett. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

"Gjithçka ka përfunduar", trupat ukrainase flasin për tërheqjen nga Kursku

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren