LAJMI I FUNDIT:

ANP-ja raporton fitim neto prej 5.4 milionë euro

ANP-ja raporton fitim neto prej 5.4 milionë euro

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), ka njoftuar, se ka mbyllur sezonin e verës me një rekord historik të fitimit dhe numrit të udhëtarëve gjatë periudhës së gjertanishme.

Bazuar në një njoftim të ANP-së, numri i udhëtarëve të procesuar deri me tani, ka arritur mbi 850 mijë udhëtarë, ndërsa fitimi neto gjatë periudhës tetë mujore arriti shifrën prej 5.4 milionë euro.

"Shuma prej 5.4 milionë eurove, paraqet dyfishim të fitimeve neto krahasuar me një vit më parë, kur fitimet neto të kompanisë ishin vetëm 2.7 milionë euro për gjatë gjithë vitin. Ndërkohë shpenzimet totale të kompanisë janë ulur me së paku për 10 përqind, krahasuar me periudhën e njejtë të një viti më parë".

Në po të njejtin njoftim zyrtar thuhet, se shprehur në përqindje numri i udhëtarve është rritur mbi 15 përqind, krahasur më një vit më parë, dhe po kaq në përqindje, është rritur edhe numri i fluturimeve nga dhe për në ANP, ndërsa gjatë këtij viti për herë të parë kanë filluar të fluturojnë edhe 7 aviokompani të reja në linja të rregullta dhe çarter.


"Këto rezultate të shkëlqyeshme në fushën e operimit dhe atij financiarë u arritën falë një profesionalizmi të lartë në punë nga ana e menaxhmentit dhe punëtorëve të kompanisë, gjithmonë duke pasur përkrahjen e madhe nga Bordi i Drejtorëve të ANP-së".

ANP-ja po ashtu ka njoftuar se menaxhmenti i kompanisë për ti kursyer sa më shumë kohë udhëtarëve rriti sivjet hapsirën e terminalit, lëshoi katër chek-in të rinj të përdorim, në mënyrë që udhëtarët të mos presin për ti dorëzuar bagazhet dhe në marrveshje më Policinë e Kosovës dhe Shërbimin Doganorë, të cilët rritën stafin e tyre, ju mundësoi udhëtarëve kalim më të shpejtë në pikat e kontrollit të pasaportave dhe doganave. /Telegrafi/