LAJMI I FUNDIT:

Anketa e ”Dimitrija Çupovski” nxjerr fituese VMRO-DPMNE-në

Anketa e ”Dimitrija Çupovski” nxjerr fituese VMRO-DPMNE-në

Instituti ”Dimitrija Çupovski” ka publikuar anketën më të re të rejtingut politik në Maqedoni, ku si fituese e nxjerr partinë VMRO-DPMNE dhe liderin e saj, Nikolla Gruevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj ankete, VMRO-DPMNE-ja do të votohej nga 39.2% e popullatës, kurse LSDM-ja do të votohej nga 14.9%, ndërkaq 29.5% nuk janë përcaktuar se për kë do të votojnë.

Nikolla Gruevski ka mbështetjen e 39.5% të të anketuarve, Zoran Zaev mbështetet nga 7.3% e të anketuarve.


20.4% e të anketuarve besojnë në profesionalizmin dhe pavarësinë e prokurores speciale, Katica Janeva, ndërkaq 60.1% thonë se punon me direktiva të huaja dhe të brendshme për të dëmtuar VMRO-DPMNE-në.

Gjithashtu, 23.1% e të anketuarve besojnë se ka votues të dyshimtë në listën zgjedhore, kurse 61.2% nuk besojnë. Anketa është kryer nga 30 marsi e deri më 2 prill të këtij viti, ku janë pyetur 1275 persona. Në anketë nuk janë përfshirë votuesit shqiptarë, pasi që sipas Institutit, zakonisht shqiptarët votojnë partitë shqiptare, por janë përfshirë bashkësitë tjera etnike./Telegrafi/