LAJMI I FUNDIT:

Anija përmbyset në Kanalin Anglez, të paktën 12 emigrantë të vdekur

Anija përmbyset në Kanalin Anglez, të paktën 12 emigrantë të vdekur

Të paktën 12 emigrantë kanë vdekur pasi anija në të cilën ndodheshin u përmbys gjatë rrugës përtej Kanalit Anglez nga Franca në Britani të Madhe. Një operacion i madh për të shpëtuar më shumë se 50 persona është duke u zhvilluar.

Shifra prej 12 të vdekurve nga përmbysja e anijes është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

“Anije e tmerrshme në Pas-de-Calais, afër Wimereux. Sipas të dhënave të përkohshme, 12 të vdekur, dy të zhdukur dhe disa të plagosur”, shkroi Darmanin në platformën X.


Ai shtoi se shërbimet e emergjencës po punojnë për gjetjen e të zhdukurve dhe ofrimin e ndihmës për viktimat.

Një zëdhënës i rojës bregdetare franceze tha më herët se dhjetë persona ishin në gjendje kritike. Roja Bregdetare Britanike nuk iu përgjigj menjëherë një hetimi në lidhje me rastin.

Lufta kundër imigracionit të paligjshëm është një prioritet për qeverinë britanike dhe franceze. Më shumë se 2000 njerëz kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në shtatë ditët e fundit, sipas shifrave të qeverisë britanike.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik, Keir Starmer javën e kaluar u zotuan për bashkëpunim më të ngushtë për të mbyllur rrugët e kontrabandës së emigrantëve.

Kanali anglez është një nga kanalet detare më të ngarkuara në botë dhe rrymat janë të forta, ndaj kalimi me varka të vogla është i rrezikshëm. Në muajin gusht, dy persona u gjetën të vdekur pasi një varkë që transportonte emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez u përball me probleme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori