LAJMI I FUNDIT:

Andi Tepelena: “Onufri” ka 24 vite histori, askush nuk mund ta mbyllë!

Andi Tepelena: “Onufri” ka 24 vite histori, askush nuk mund ta mbyllë!

Mbylljen e Ekspozitës ndërkombëtare “Onufri” e shoqëroi heshtja e drejtuesve të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Ministrisë së Kulturës përgjatë gjithë vitit. Mungesën e informacionit dhe iniciativave konkrete për të realizuar konkursin gjatë 2018-ës, komuniteti artistik, mediet dhe publiku e konsideruan si një “kyçje” për këtë vit të aktivitetit. Mirëpo, komunikata për shtyp e bërë me dije dy ditë më parë nga GKA, lë të kuptojë se një vendim i tillë është afatgjatë.

Kuratori dhe menaxheri i artit (gjithashtu përfaqësues i Skenës së Pavarur Kulturore), Andi Tepelena, e konsideron një vendim jopërfundimtar.


“Ekspozita mund të qëndrojë e mbyllur sa të jetë në postin e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, por me largimin e saj natyrisht që vendimi do të rishikohet”, thotë ai. “‘Onufri’ nuk ka nisur me ministren e Kulturës, pasi ka 24 vite histori, dhe menaxhim i kësaj ekspozite, çelja apo mbyllja nuk mund të bëhet sipas tekave të ministrave që vijnë e ikin. Problemet me konceptimin e këtij konkursi natyrisht që nuk mund t’i evidentojë Kumbaro, pasi ajo nuk është eksperte e artit bashkëkohor. Është përkthyese dhe konkluzione të tilla le t’i shprehë në fushën e saj që njeh më mirë. Ministria e Kulturës duhet t’u lërë hapësirë mendimi ekspertëve të fushës, kuratorëve, kritikëve. Nuk po ndalem tek ndikimi i drejtuesit të Galerisë, sepse në këndvështrimin tim ai është thjesht një ‘ushtar’”.

Detyra e Ministrisë së Kulturës, sipas Tepelenës, është që të mbështesë financiarisht këtë ekspozitë, sepse ngërçi real qëndron pikërisht në këtë pikë. Sipas tij, financimi i ulët i këtij aktiviteti tregon qartazi mungesën e vullnetit që “Onufri” të arrinte nivelet e duhura.

“Si mund të pretendojë ministrja një ‘Onufër’ të standardeve të larta kur buxheti i këtij konkursi shkon në 7,000-8,000 euro?! Një fond më i përshtatshëm do të ftonte dhe nxiste artistët vendës edhe më të punonin vepra posaçërisht për konkursin, si dhe të jenë më të hapur ndaj artistëve të huaj. ‘Onufri’ nuk duhet trajtuar si të ishte një ‘dyqan’ i rëndomtë, që mbyllet e hapet sipas dëshirës së drejtuesve të institucioneve të Kulturës.”, shton ai. “Ajo që po ndodh me ‘Onufrin’, shkon përtej mbylljes së aktivitetit, pasi pasqyron më së miri politikat kulturore, duke filluar që nga mënyra se si zgjidhen drejtorët në këtë vend. Kam parasysh jo vetëm drejtuesin e Galerisë Kombëtare, por edhe të institucioneve të tjera. Siç po ndodh tani edhe me Teatrin Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’, ku drejtuesit zgjidhen me emërime. Pra, janë drejtorë ‘ushtarë’ që zbatojnë urdhrin e ministrave të radhës”.

Përsa i përket rolit të Bordit Artistik të Galerisë (Ornela Vorpsi, Zef Paci, Eleni Laperi (kryetare), Edi Muka, Luçjan Bedeni, Sofjan Jaupaj dhe Xhoana Agolli), në mbylljen e ekspozitës, kuratori shprehet: “Kush janë ata që merrkan vendime në emër të të gjithë artistëve? ‘Onufri’ ka kaluar me dhjetëra kuratorë, në një kohë që shtatë anëtarë bordi, ku të paktën tre prej tyre janë nëpunës të Ministrisë së Kulturës, marrin vendime të tilla duke shpërfillur mendimin e artistëve që veprojnë në këtë vend. Atëherë kush janë ata dhe kë përfaqësojnë në një situatë të tillë, nëse jo komunitetin e artistëve? Do të thotë që përfaqësojnë vetveten”. /Shekulli/

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
BIR

BIR

Poezi
PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi
N. Y.

N. Y.

Poezi
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Kulture
Kalo në kategori