LAJMI I FUNDIT:

N. Y.

N. Y.

Poezi nga: Ezra Pound
Përktheu: Fadil Bajraj

Qyteti im, i dashuri im, bardheci im! Ah, hollak,
Dëgjo! Dëgjomë, do të të përshpirtësoj.
Përmes një gjuhëze që mezi dëgjohet, ndiqmë!


Tash e di se jam i marrë,
Ngase këtu shoh një milion njerëz të harlisur nga trafiku;
Këtu vashë nuk pashë
Edhe po të kisha ndonjëfarë gjuhëze nuk do të dija t’i bija.

Qyteti im, i dashuri im,
Ti je vashë që ende s’i kanë dalë gjinjtë,
Je hollak sikur kallam i argjendtë.
Dëgjomë, ndiqmë!
Do të të përshpirtësoj
Dhe do të jetosh përgjithmonë.