Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 29 prill do të takohen në Berlin. Sipas raportimeve të fundit, në këtë takim pritet që Thaçi dhe Vuçiq të arrijnë një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.
Sipas njohësve të çështjeve politike në vend në këto takime e rëndësishme është përmbajtja.
Analisti i çështjeve politike, Belul Beqaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se përmbajtja e dialogut varet shumë nga ndërkombëtarët që sipas tij ia kanë ndryshuar kahjen marrëveshjes së dy kryetarëve.
“Takime ka pasur dhe do të ketë. Nuk janë me rëndësi takimet, por përmbajtja e tyre. Përmbajtja, e dialogut pas platformës, rezolutës, ekipit negociator, në fazën përfundimtare do varet më shumë nga mbështetja e faktorëve ndërkombëtarë, që po ia ndryshojnë kahjen e marrëveshjes të dy kryetarëve, që kanë pretenduar se me ndryshimin e kufijve do t’i normalizojnë raportet”, ka thënë ai.
Sipas tij në këtë takim mund edhe të ketë progres duke pasur kompromis që të vazhdojë dialogu.
“Progresi real që mund të ndodhë, ndërlidhet me mundësinë e kompromisit për të vazhduar dialogu duke kërkuar zgjidhjen definitive brenda kufijve ekzistues. Plani nënkupton gatishmërinë e Qeverisë Haradinaj për të vazhduar dialogun duke suspenduar tarifat në kompensim me largimin e temës së dialogut në margjina, që ka për synim korrigjimin e kufirit. Ose gjërat do të kthehen në fillim. Por, nëse ndodhë kjo, negociatorët, veçmas Thaçi, do të shkoj drejt fundit”, ka theksuar ai.
Beqaj ka thënë se taksa e ka arsyetuar vetën politikisht dhe se sipas tij është instrument manipulimi.
“Tarifa është alibi, pretekst, instrument manipulimi, por ajo e ka arsyetuar veten, para se gjithash politikisht. Ngase, kërkesa publike e kryetarit serb për të hequr atë, e ka sjell procesin e dialogut në bllokadë. Realisht procesi është ndërprerë, pasi paraprakisht piku nga qielli hapur, si rrëfeja, ideja e Thaçit dhe Vuçiqit për ndarje të Kosovës. Prandaj, tarifa është alibi për të rishikuar pozicionet paraprake të cilat hasën në rezistencë serioze, pak a shumë nga të gjithë të tjerët”, është shprehur Beqaj.
Analisti politik, Ramush Tahiri, ka thënë se takimi i Berlinit është i rëndësishëm sepse marrin pjesë 8 vende të Ballkanit Perëndimor, ku dy prej tyre janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Në një prononcim për Telegrafin, Tahiri, ka thënë se këto dy vende, Sllovenia dhe Kroacia e kanë një rol që t’iu ndihmojnë vendeve tjera që të anëtarësohen më shpejt dhe t’i plotësojnë kushtet.
“Takimi i Berlinit, ani që nuk është vazhdim i proceseve të Berlinit prapë është i njëjtë se është i njëjti format, është roli domethënës i Francës dhe Gjermanisë. Në këtë takim trajtohen temat që konsiderohen se janë në interes. Takimi ka të bëjë me tensionimet e ndryshme dhe në këtë takim nuk ka pasur ndonjë paralajmërim që do të kenë takim bilateral me ndërmjetësimin e dy liderëve gjerman dhe francez Kosova dhe Serbia. Por në këtë takim shumëpalësh do të bisedohet dhe do të thuhet se çështjet e hapura duhet të mbyllen, duhet të respektohet realiteti. Mirëpo tani sipas Presidentit Thaçi takimi do të jetë retorik, madje tani deklaratat e tij janë që nuk do të ketë as asociacion me çfarëdo lloji kompetence, në anën tjetër Vuçiq ka bllokuar dialogun duke kërkuar të hiqet taksa por që kryeministri Haradinaj po ngul këmbë që taksa nuk do të hiqet, dhe nëse janë këto gjëra që krerët e vendit tonë do t’i mbajnë atëherë urojë të jenë kështu”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij ta ky takim nuk do të mbetet vetëm formal pasi që e ka kredibilitetin Bashkimi Evropian.
“Tash a do të jetë vetëm vizitë turistike dhe vetëm takim formal, dihet që jo, sepse është kredibiliteti i Bashkimit Evropian, dhe është konstatuar se Bashkimi Evropian është vonuar gjithmonë në të gjitha luftat në Ballkan, si në ish Jogusllavi, në Kroaci, në Slloveni, në Bosnje por edhe në Kosovë. Tani mbetet të merr mësim nga e kaluara, dhe ta trajtojë problemin që të mos bjerë deri në një krizë. Andaj mendoj se vendeve do të iu jepet alternativa evropiane”, ka theksuar ai.
Tahiri ka thënë se Kosova ka bërë gabime në bisedimet e Brukselit pasi që sipas tij me marrëveshjet e nënshkruara ka kthyer Serbinë në pozicion.
“Vendet do të duhej t’i respektonin rregullat ndërkombëtare, ndërsa tjetër është që Kosova ka bërë gabime që në bisedimet e Brukselit e ka rikthyer pozicionin e Serbisë në Kosovë dhe pa të drejt. Të gjitha marrëveshjet që i ka nënshkruar duke përfshirë, gjyqësinë, policinë, asociacionin, energjetikën, komunikacionin, Kosova është kthyer mbrapa, dhe e ka bërë palë Serbinë në të gjitha këto çështje. Tani bashkësia ndërkombëtare po e trajton si të tillë Serbinë, mirëpo është mirë që Haradinaj ka ngul këmbë që nuk ka reciprocitet, dhe nuk lëshon pe. Kështu Serbinë e bënë shtet fqinjë si çdo tjetër me specifikat që duhet ndihmuar në realizimin e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, sepse ata janë pak dhe nuk munden t’i realizojnë të drejtat e tyre. Pra nuk ka bashkëqeverisje në Kosovë, Serbia dhe Kosova”, ka thënë Tahiri.
Kujtojmë se ky takim do të mbahet nën organizimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës