Shtyrja për një datë të pacaktuar, siç është thënë, e mbajtjes së protestës së opozitës, e cila ishte planifikuar për ditën e shtunë, 26 mars, si dhe deklaratat që kanë ardhur nga liderët opozitarë, në fakt, shënojnë fundin e të ashtuquajturës “opozitë e bashkuar”, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Ditën e premte, kryetari të partisë opozitare Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte theksuar se nuk është i gatshëm t’i ndjekë metodat e të protestuarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që deklaratat e tilla, nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, ishin cilësuar si fyerje për deputetët opozitarë.
Për më shumë, shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt.
Albert Krasniqi, analist i Institutit Demokratik të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e lirë, rikujton se tri subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë bashkuar në dy kërkesa përballë ekzekutivit të vendit, anulimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe anulimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Sipas tij, partitë opozitare edhe më parë kanë shprehur rezervat për metodat, të cilat i kanë përdorur për kundërshtimin e këtyre dy marrëveshjeve.
“Këto dy marrëveshje, të cilat janë kundërshtuar, nuk kanë qenë të dyja të njëanshme, por një bashkim i të dy kërkesave prej dy subjekteve të ndryshme politike. Me gjithë këto pakënaqësi që ata i kanë shprehur gjatë rrugës, prapë ka qenë një unifikim për një kohë goxha të gjatë dhe nëse për këtë kohë nuk merret rezultati i synuar, atëherë është e natyrshme që të ketë pakënaqësi të brendshme dhe të tentohet që në mënyra të ndryshme të dilet nga kjo krizë politike, në të cilën tash e 7 muaj është vendi”, tha Krasniqi.
Halil Matoshi, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se plasaritjet ndërmjet tri subjekteve opozitare, që sipas tij janë shpërfaqur publikisht ditën e premte, shënojnë fundin e siç e quan ai, opozitës së bashkuar.
Ai ka shprehur mendimin se në këtë situatë, zoti Haradinaj mund të ketë ofertë nga koalicioni qeveritar që të jetë pjesë e një riformatizimi eventual të qeverisë.
“Gjithsesi, pushteti, tashmë është e qartë se e ka ofertuar AAK-në dhe Ramush Haradinaj, tash e ndoshta 3 apo 4 muajt e fundit dhe ky nuk është ndonjë sekret. Mund të thuhet se është sekret publik se ka pasur takime, ofertë. Mirëpo, zoti Haradinaj dhe partia e tij, sigurisht që në ndërkohë, kanë dashur që ta rrisin atë që thuhet ‘pazarin politik’. Çarjen, përfundimisht e dëshmon edhe ikja e Donika Kadajt nga AAK-ja”.
Analisti Matoshi, ka shtuar se situata e krijuar, vjen vetëm pak ditë pas paralajmërimeve që kishte bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për “një ftesë të veçantë dhe shumë serioze për opozitën” ku nuk është përjashtuar as mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas Matoshit, situata e tanishme është uverturë drejt zgjedhjeve.
“Edhe zoti (Hashim)Thaçi, pas zgjedhjes së tij në postin e kryetarit të shtetit, por edhe zoti Veseli dhe të tjerët, kanë filluar që të flasin hapur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo, gjithnjë sipas meje, çon në konkludimin që nëse zoti Haradinaj bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës, atëherë zgjedhjet do të shtyhen për pranverën e vitit të ardhshëm, që të shkohet njëkohësisht me zgjedh je nacionale dhe vendore”.
“Nëse zoti Haradinaj, eventualisht nuk pranon që të jetë pjesë e pushtetit, atëherë unë mendoj se zgjedhje të parakohshme mund të kemi në vjeshtën e sivjetme”.
Në anën tjetër, analisti Krasniqi, vlerëson se situata e krijuar tregon paaftësinë e subjekteve dhe grupeve politike në vend për të zgjidhur situatat me dialog politik.
“Ajo që del në pah këtu është se, edhe në të kaluarën, të gjitha mosmarrëveshjet politike nuk po arrijnë të zgjidhen përmes një dialogu, por gjithmonë po janë këto prapaskenat dhe këto ndarjet e përçarjet brenda grupeve, për të qenë më pas si mundësi që mund të shfrytëzohet për dalje nga kriza politike”.
“Është një tregues i keq se akoma jemi prapa në kulturën e komunikimit dhe të bërjes politikë dhe po përdoren metoda, nëse mund t’i quaj kushtimisht, primitive të daljes nga krizat politike”, shtoi Krasniqi.
Analisti Matoshi ka theksuar se në rast se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përafrohet tani me pushtetin, atëherë kjo çon në konkluzionin se ky subjekt mund të jetë në të ardhmen partner i koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos