LAJMI I FUNDIT:

Ana Brnabiqit i dhemb përparimi i Kosovës, sulmon raportin e Freedom House për Serbinë

Ana Brnabiqit i dhemb përparimi i Kosovës, sulmon raportin e Freedom House për Serbinë

Është i turpshëm vlerësimi i Freedom House se Serbia ka rënë më së shumti gjatë vitit të kaluar dhe Kosova ka bërë më së shumti progres, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiq.

Ajo tha se “kushdo që ka njohuri për rrethanat politike, të drejtat e njeriut, liritë e mediave dhe sundimin e ligjit, e di se kjo nuk është e vërtetë”.

“Gjatë vitit 2021 përfunduam debatin publik dhe përfunduam procesin e ndryshimit të Kushtetutës. Më 16 janar patëm një referendum të suksesshëm i cili për herë të parë në historinë e Serbisë siguron pavarësinë e plotë të prokurorisë dhe gjyqësorit”, ka kujtuar Brnabiq.


Në anën tjetër, ajo ka thënë se vitin e kaluar në Kosovë, numri i sulmeve ndaj serbëve është rritur për 20 për qind, raporton N1.

E gjithë kjo, theksoi ajo, kulmoi me faktin se më 16 janar, Prishtina ua ndaloi serbëve pjesëmarrjen në referendum, e më pas edhe në zgjedhjet e 3 prillit.

“Prishtina i ka ndaluar të drejtat elementare të njeriut, të drejtën e votës. Dhe pastaj keni Freedom House, që thotë se Serbia ka mbetur më së shumti prapa, por kjo është arsyeja pse Kosova ka bërë më së shumti përparim”, tha kryeministrja serbe.

Freedom House: Kosova shënon përparim në shkallën e demokracisë
Lexo po ashtu Freedom House: Kosova shënon përparim në shkallën e demokracisë

Ndryshe, në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.

Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori