Kompania Amerikane “Contur Global”, me shumë gjasë do të heqë dorë nga ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”. Ky projekt përfundimisht do të kthehet në zero.
Sipas burimeve “Contur Global” po largohet pasi askush nuk do të marr përsipër sigurimin e investimeve të tyre në ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike.
Tani kur bisedimet me Qeverinë e Kosovës janë në prag të dështimit, një zyrtarë i lartë i Qeverisë së Kosovës ka thënë se kjo e fundit është e vendosur të vazhdoj e vetme por jo me Kosovën e Re.
Ekzekutivi tashmë ka hartuar një plan rezervë.
Plani rezervë përfshinë që të investohen qindra miliona euro për rehabilitimin e blloqeve ekzistuese të Termocentralit më të vjetër në Evropë, Kosova A dhe në periudhë dhjetë vjeçare të arrihet prodhimi i 600 megavat energji me investime të buxhetit të shtetit.
Banka Botërore ka kohë që nuk e përkrah kompaninë e vetme në garë me të cilën Qeveria e Kosovës pati vendosur të lidhë kontratë për Kosovën e Re, për shkak të monopolit në pronësinë e këtij termocentrali dhe mirëmbajtjen e tij.
Ndërsa së fundmi edhe Qeveria e Kosovës ka ndarë mendjen që të financoi vet kapacitetet e reja të energjisë, shkruan Gazeta Fjala.
Ministri i financave të Kosovës, Avdullah Hoti, i pyetur nga Gazeta Fjala, ka thënë se janë në pritje të përfundimit të negociatave me kompaninë amerikane ndërsa do të veprojnë në bazë të planeve që kanë.
“Të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe ne do ti shqyrtojmë të gjitha”, ka thënë Hoti duke përmendur edhe mundësinë që Qeveria të financoj vetë ndërtimin e këtij termocentrali.
Por kjo duket një mision i pamundur.
Rritja e shpenzimeve për projekte të reja kapitale që kanë kosto të lartë nuk po pranohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. “Në këtë situatë do të ishte e pamundur për shkak të limiteve të buxhetit. Them se diçka e tillë është e pamundur në dy tri vitet e ardhshme”, ka thënë shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Jacques Miniane. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Misteri i shpikësit të Bitcoin
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp