LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët paguajnë borxhet e Kosovës

Amerikanët paguajnë borxhet e Kosovës

Gati gjysma e ndihmës amerikane për Kosovën që do të jetë 400 milion dollarë për katër vitet e ardhshme apo 100 milion dollarë në vit do të shkojnë për shlyerjen e borxheve që Kosova ka trashëguar nga koha e ish Jugosllavisë.

“150 milionë dollarë nga ndihmat amerikane për Kosovën do të shkojnë për shlyerjen e borxhit të jashtëm të Kosovës, që nga koha e ish Jugosllavisë”,ka thënë Henrieta Fore, shefe e USAID-it.

Edhe pse nuk ka shifër të saktë për borxhet e trashëguara të Kosovës, nga ekspertët janë bërë llogaritë se ato mund të jenë rreth 1 miliard dollarë.

Por po kaq, rreth 1 miliard dollarë llogaritet se i takojnë Kosovës prej ndarjes së pasurisë së ish Jugosllavisë, prej të cilës deri më tani ka qenë e përjashtuar.
Shefja e USAID-it, Fore, para mediave në Bruksel, ka përsëritur se Uashingtoni do të japë mbi 400 milionë dollarë për Kosovën në konferencën e donatorëve që mbahet të premten./Telegrafi/