LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët më të fortë se tumori

Amerikanët më të fortë se tumori

Duke iu falënderuar testimeve të hershme dhe metodave të reja të mjekimit të cilat dyfishojnë kohën e mbijetesës të sëmurët nga tumori i zorrës së trashë dhe llojeve tjera të kancerit vdesin çdo ditë e më rrallë.

Shkencëtarët amerikanë kanë sjellë një lajm të mirë në fushën e luftës kundër kancerit duke vërtetuar që numri i të vdekurve po bie më shpejt se kurrë duke ju falënderuar përparimit në mjekësi, e posaçërisht rënies së nivelit të vdekshmërisë nga kanceri i zorrës së trashë.

Deri tek kjo kthesë është ardhur në vitin 2002, kanë përfunduar shkencëtarët ditë më parë, në takimin e tyre vjetor mbi kancerin të emëruar “Vetëdijesim kombit”. Në mes viteve 2002 dhe 2004, numri i të vdekurve ka rënë mesatarisht 2.1 për qind për vit.


Kjo ndoshta nuk tingëllon si një shifër e madhe, por në periudhën kohore prej vitit 1993 deri në vitin 2001 numri i rasteve të vdekjes kishte rënë vetëm për 1.1 për qind në vit.

Edhe pse kanceri i zorrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende mbetet shkaktari i dytë i vdekjes prej tumorit, numri i rasteve të vdekjeve nga ky lloj tumori është në rënie më të shpejtë nga llojet tjera të kancerit – për pothuajse 5 për qind në vit tek meshkujt dhe 4.5 për qind tek femrat.

Njëra prej arsyeve pse kjo sëmundje godet më pak njerëzit është pikërisht testimi me kohë në të cilën zbulohen polipet. Arsyeja e dytë e rëndësishme janë metodat e reja të shërimit të cilat dyfishojnë kohën e mbijetesës madje edhe tek pacientët me kancer shumë të zhvilluar.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori