LAJMI I FUNDIT:

Amélie de Montchalin: Franca vlerëson se procesi i negociatave duhet të reformohet

Amélie de Montchalin: Franca vlerëson se procesi i negociatave duhet të reformohet

“Sot nuk jam këtu me pozicionin që ta mbrojë veton. Do të bisedojmë për dy dimensione – hapjen e negociatave nga ana e një Evrope të përgatitur dhe reforma në procesin e negociatave”.

Këtë e deklaroi sot sekretarja shtetërore franceze për Çështje Evropiane, Amélie de Montchalin para takimit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Luksemburg në të cilin duhet të debatohet edhe për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se ky është proces i gjatë dhe frustrues për vendin i cili negocion dhe nuk krijon besueshmëri.


“Për këtë shkak kjo është mundësi shumë e mirë për të biseduar sesi Evropa mundet ta reformojë të gjithë procedurën e bisedimeve dhe të pranimit. Bëhet fjalë për vetë procesin i cili duhet të jetë efikas dhe vetë negociatat të kenë strukturë. Franca konsideron që Evropa duhet të reformohet. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë perspektive evropiane dhe këtu nuk ka dyshime, por duhet të gjinden mënyra të besueshme me qëllim që të krijohet besueshmëri edhe në rajon edhe në Evropë. Qytetarët janë ata të cilët nuk janë të kënaqur”, u shpreh Amélie de Montchalin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori