Ambasadori francez në Maqedoni thotë se nuk ka afate për fillim të negociatave

Ambasadori francez në vend, Siril Bomgartner, duke prezantuar prioritete e Francës si kryesuese me Unionin në seancën e Këshillit nacional për euro-integrime, jo vetëm që nuk dha afate konkrete, por vetëm shkurt e përmendi Maqedoninë. Ai para deputetëve nuk përmendi se cilat mund të jenë angazhimet e mundshme të kryesimit francez që Maqedonia sa më shpejtë të fillojë negociatat me BE-në. Theksoi se theksin kryesor në këto gjashtë muaj do ta vendosin në ndërtimin e Evropës së fuqishme.
“Në lidhje me zgjerimin dhe anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për këtë temë nuk ka afat konkret, për shkak se ai afat varet nga konferenca ndërqeveritare e cila do të shënojë fillimin e negociatave dhe në këtë moment është e pamundur të konfirmohet datë e saktë, por vazhdimisht do ta shoqërojë vendin me kryesimin francez dhe me tre institucionet tjera që janë palë interesi që të mundet punët në mënyrë konstruktive të avancojnë dhe të lëvizin në drejtim të mirë, që të mundet sa më shpejt që është e mundur edhe gjatë kryesimit francez të arrihet progres i rëndësishëm”, tha Siril Bomgartner – Ambasador i Francës në Maqedoninë e Veriut.
Euroambasadori Dejvid Gir theksoi se është e rëndësishme që të arrihet marrëveshje për çështjen dypalëshe mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
“Është e rëndësishme njëkohësisht ta shohim progresin për çështjen dypalëshe me Bullgarinë dhe të shohim se Maqedonia e Veriut vazhdon të përparojë me reformat në rrugën e saj evropiane, në interes të qytetarëve është që të konsolidohet progresi për anëtarësimin në BE. Qeveria e re dhe kryeministri i ri presim që t’i vazhdojnë reformat në vend të parë për sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, tha Dejvid Gir – Ambasador i BE-së në Maqedoninë e Veriut.
Në seancën e Këshillit për eurointegrime nuk mori pjesë ministri i jashtëm Bujar Osmani. Këtu ishte zv/kryeministri për çështje evropiane në largim Nikolla Dimitrov fjalimi i të cilit ishte më shumë protokollar, megjithatë kërkoi që Franca të angazhohet që Maqedonia t’i fillojë negociatat.
“Ne jemi në situatë të suksesit të përbashkët ose dështimit të përbashkët. Rasti i Maqedonisë është testi më drastik për kredibilitetin e politikave të BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shpresoj se samiti i paralajmëruar mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kah fundi i kryesisë së Francës në qershor do të krijojë kontekst i cili do t’i kushtojë shumë të gjitha palët e përfshira në këtë proces nëse përsëri ballafaqohemi me dështim”, u shpreh zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Deputetët të cilët folën në seancën e Këshillit për eurointegrime kryesisht fokusin e vendosën në pritjet që Franca të ndihmojë për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe kështu Maqedonia t’i nisë bisedimet me BE-në. Franca e mori kryesimin me Unionin më 1 janar, ndërsa paralajmëron se edhe në qershor do të organizojë Samit për Ballkanin Perëndimor. /Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës