LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan u detyrua të strehohet pasi luftimet shpërthyen në kryeqytetin e Sudanit

Ambasadori amerikan u detyrua të strehohet pasi luftimet shpërthyen në kryeqytetin e Sudanit

Ambasadori i SHBA-së në Sudan është detyruar të strehohet pasi konfliktet e vazhdueshme shpërthyen në kryeqytetin Khartoum, ndërsa janë përshkallëzuar tensionet midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake.

John Godfrey tha se së bashku me stafin e ambasadës janë strehuar në një vend të sigurt pasi u dëgjuan të shtëna të fuqishme në disa zona të kryeqytetit, raporton skynews.

Milicia e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë pretendoi se kishte pushtuar aeroportin e Khartoumit dhe pallatin presidencial, si dhe një aeroport dhe bazën ajrore në qytetin verior të Marawit.


Ajo akuzoi ushtrinë se i kishte sulmuar forcat në një nga bazat e saja ndërsa ushtria sudaneze njoftoi se luftimet shpërthyen pasi trupat e RSF-së u përpoqën të sulmonin forcat e saja në pjesën jugore të kryeqytetit.

Godfrey tha se përshkallëzimi ishte “jashtëzakonisht i rrezikshëm” dhe i bëri thirrje udhëheqjes së lartë që të ndalojë përplasjet.

Ushtria tha se RSF ishte përpjekur të sulmonte trupat e saja në disa vende pasi dëshmitarët raportuan të shtëna të fuqishme me armë zjarri në disa pjesë të vendit, duke rritur frikën e një konflikti të plotë.

Tensionet aktuale midis ushtrisë dhe paraushtarakëve rrjedhin nga një mosmarrëveshje mbi mënyrën se si pjesëtarët e RSF-së duhet t’i bashkohen ushtrisë – një proces që është kushti kryesor i marrëveshjes së tranzicionit. /Telegrafi/

https://twitter.com/ikushkush/status/1647151174552887296

Në trend Botë

Më shumë

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Evropa
Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Bosnja
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Kalo në kategori