Ambasadori i sapoemëruar i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë se ai nuk pretendon t’u japë leksion liderëve serbë, por shpreson për dialog të hapur,duke potencuar se qëndrimi i SHBA-së për Kosovën nuk ka ndryshuar. “SHBA duan një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës e cila ‘në rrethana ideale’ bazohet në njohjen e ndërsjellë”.
“Nuk planifikoj Që me liderët serbë të kem qasje, sikur do t’u jap leksione. Shpresoj për një dialog të hapur, dhe kur të jetë nevoja t’u them gjëra të pakëndshme, do t’i them direkt, në biseda private, sa më shumë që të jetë e mundur, sepse në atë mënyrë puna diplomatike është më efektive”, tha Godfrey, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, përcjell Telegrafi.
Duke iu referuar pikëpamjeve të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, si dhe emisarit për dialog mes Kosovës dhe Serbisë të Richard Grenell, ai tha se ata të dy kërkojnë rifillimin e dialogut, i inkurajojnë dhe siç shpreson, ndihmojnë Prishtinën dhe Beogradin të arrijnë një zgjidhje, nga e cila të dy palët do të përfitojnë.
“Diçka për të cilën do të negociohet dhe që do të marrë shumë kohë, sepse është e rëndësishme për stabilitetin rajonal”, tha Godfrey.
I pyetur nëse për Uashingtonin ideja e ndryshimit të kufijve ishte fare në tryezë dhe nëse ai nënkupton në njohjen e pavarësisë të Kosovës, diplomati amerikan tha se është e rëndësishme të arrihet te bisedimet thelbësore.
“Këtu më duhet ta citoj MattheW Palmer, i cili ka thënë se nuk ka linja të kuqe për këtë çështje, ose mbështetje blanko. Kjo është një mënyrë e mirë për të shpjeguar se si Uashingtoni i qaset kësaj çështjeje. Ne nuk do të përcaktojmë mënyrën se si dy palët, Beogradi dhe Prishtina, duhet të vijnë deri te një zgjidhje”, tha Godfrey.
Ai shtoi se është shumë e rëndësishme të arrihet te bisedimet thelbësore midis Prishtinës dhe Beogradit dhe se duhet adresuar të gjitha pengesat e mundshme, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme që do të kontribuonte në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
Sipas tij, “taksat, fushata e tërheqjes së njohjes së pavarësisë, të gjitha janë sfida të rëndësishme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Vaktia e Ramazanit 2025

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk