LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Britanisë: Jemi të shqetësuar për ngjarjet që ndodhën në Kuvendin e Kosovës

Ambasada e Britanisë: Jemi të shqetësuar për ngjarjet që ndodhën në Kuvendin e Kosovës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka reaguar pas zhvillimeve që ndodhën gjatë javës që po lëmë pas, në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, kjo ambasadë ka shprehur shqetësim për ngjarjet që ndodhën në Kuvend.

Ambasada e Britanisë thekson se është e rëndësishme që pohimet për krimet e rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura.


“Të shqetësuar për ngjarjet që ndodhën në Kuvend javën e kaluar. Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke u dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik”, shkruan në Twitter, Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Ndryshe në seancën e Kuvendit që u mbajt gjatë javës, deputetët miratuan Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

Ajo që u komentua më së shumti në këtë seancë ishte fotografia të cilën e shfaqi deputetja Flora Brovina, në të cilën pretendohej se një grua kosovare ishte dhunuar ndaj forcave serbe.

Mirëpo, pas raportimeve ajo fotografi doli të ishte marrë nga një film pornografik, dhe e gjithë kjo shkaktoi reagime  në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Kalo në kategori