LAJMI I FUNDIT:

Amado: Pas 10 dhjetorit BE-ja do të marrë vendime të rëndësishme për Kosovën

Amado: Pas 10 dhjetorit BE-ja do të marrë vendime të rëndësishme për Kosovën

Shefi i diplomacisë portugeze Luis Amado, i cili prej mbrëmë gjendet për një vizitë zyrtare në Tiranë, deklaroi sot se pas 10 dhjetorit BE-ja do të marrë vendime të rëndësishme për Kosovën.

Por, në këtë moment ai tha se nuk është në gjendje që të japë një "vlerësim pozitiv apo negativ se çfarë do të ndodhë pas 10 dhjetorit", meqenëse, siç tha "ka ende disa javë".

Ministri i jashtëm i Portugalisë, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, Luis Amado pas takimit me ministrin e jashtëm shqiptar Lulzim Basha, u shpreh se duhet pritur përfundimin e bisedimeve për statusin e Kosovën në dhjetor dhe pastaj BE-ja do të jetë në gjendje që të marrë vendime të rëndësishme.

"Gjatë kësaj periudhe dhe pas kësaj, pritet që ne të ndërmarrim vendime të rëndësishme, pra hapa me përgjegjësi", tha Amado, duke shtuar se është në pritje të zhvillimit të ngjarjeve për të vendosur.


"Natyrisht, zoti Ischinger, si përfaqësues i BE së në Treshe është atje dhe ne do të presim përfundimin e bisedimeve", u shpreh Amado para gazetarëve.

Nga ana e tij ministri shqiptar Lulzim Basha, në lidhje me statusin e Kosovës, tha se temë e diskutimeve ka qenë koha e përfundimit të negociatave shtesë më 10 dhjetor, kur Treshja do të paraqesë raportin e saj.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme në këtë plan, theksoi Basha, do të jetë edhe takimi i 13 të dhjetorit i ministrave të jashtëm të BE së. "Pas kësaj, është koha e vendimeve të mëdha dhe jo të lehta përsa i përket hapit tjetër në lidhje me statusin e Kosovës", u shpreh Basha para gazetarëve.

Por ai theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj stabilizues, moderator dhe konstruktiv duke theksuar edhe një herë se parimet e mishëruara në Paketën Ahtisaari të shprehura nga Grupi i Kontaktit, janë dhe mbeten rruga e vetme jo vetëm për të ardhmen e Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike, por edhe për Serbisë e të gjithë rajonit.

Ministri i Jashtëm i Portugalisë është takuar edhe me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha, gjatë të cilit, sipas një komunikate, është diskutuar edhe për situatën në Kosovë dhe "të dyja palët shprehën mbështetjen për Planin Ahtisaari dhe për rolin stabilizues që pavarësia e Kosovës do të luajë në rajon e më gjerë". /qik/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori