LAJMI I FUNDIT:

“Alitalia” pezullon fluturimet

“Alitalia” pezullon fluturimet

Shoqëria ajrore italiane Alitalia, nuk është në gjendje të blejë as karburant për të mbajtur në ajër avionët e saj.

Në këtë situatë kanë nisur sërish bisedimet për të shmangur kolapsin e kompanisë. Qeveria kërkon të ketë shkurtime të vendeve të punës.

Ndërkohe 200 punonjës u hodhën në protestë në aeroportin e Fiumicinos.

Kryeministri Berluskoni ka premtuar se do të bëjë ç’eshte e mundur për të shpëtuar kompaninë “Alitalia”.


Në prill dështuan planet e kompanisë franceze Air France për ta blerë “Alitalia-n”.

Ndryshe, sipas njoftimeve, Kryeministri Silvio Berluskoni po e ndjek nga afër gjendjen e Alitalias. Zoti Bersluskoni e ka renditur shpëtimin e kësaj kompania nga falimentimi si një ndër përparësitë e qeverisë së tij. Kompania nuk ka realizuar fitime që nga viti 1999 dhe sipas njoftimeve humbet 2 presje 8 milionë dollarë në ditë.