LAJMI I FUNDIT:

Alitalia, anulohen 40 fluturime

Alitalia, anulohen 40 fluturime

Për shkak të grevës të Sindikatës së Punonjësve në Itali janë anuluar 40 fluturime të Shoqërisë ajrore italiane Alitali.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i kompanisë.

Pavarësisht paralajmërimeve se kompania është në një kolaps dhe se nuk është në gjendje të blejë as karburant për ti mbajtur aeroplanët në ajër. anulimet nuk kanë ardhur nga mungesa e furnizimit me karburant.

Gjate ditës janë parashikuar edhe greva të tjera në sektorin e transportit ajror, të programuara me kohë dhe që nuk kane lidhje me problemet e fundit të Alitalias.


Po këto greva mund të shkaktojnë probleme në veprimet e të gjitha kompanive ajrore.