LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët përgënjeshtron zërat se rrezikohet me mospjesëmarrje në zgjedhje

Aleanca për Shqiptarët përgënjeshtron zërat se rrezikohet me mospjesëmarrje në zgjedhje

Shtabi qendror i partisë “Aleanca për Shqiptarët” ka demantuar zërat që qarkullojnë në opinionin publik për gjoja se ky subjekt po ballafaqohet me probleme teknike dhe rrezikohet me mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale më 15 tetor.

Aleanca për shqiptarët, ka deponuar dokumentacionin e kompletuar në Komisionin shtetëror zgjedhor, për të cilin ka marrë vërtetim se është në rregull dhe i pranuar zyrtarisht nga KSHZ.

“Shprehim keqardhje që disa media elektronike (portale) patën për qëllim vënien në konfuzion të opinionit publik apo dëmtimin e Aleancës për shqiptarët. Lidhur me këtë çështje apelojmë keqdashësit që: asgju nuk do të ndalojë rrugëtimin e suksesshëm politik të Aleancës për shqiptarët. Ndryshimet janë vullnet i popullit dhe jo produkt i mediave të caktuara”, thuhet në kumtesën e Aleancës për shqiptarët./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori