LAJMI I FUNDIT:

Al Trade Center feston 25 vjet suksesi – Nderon Daut Demakun me Çmimin e Artë për kontributin ndaj kulturës shqiptare

Al Trade Center feston 25 vjet suksesi – Nderon Daut Demakun me Çmimin e Artë për kontributin ndaj kulturës shqiptare

Në  25 vjetorin e themelimit të saj, Al Trade Center ka nderuar me Çmimin e Artë publicistin dhe shkrimtarin e shquar shqiptar, Daut Demaku, duke e kthyer këtë ngjarje në një festë të vërtetë të kulturës dhe identitetit kombëtar.

Ky çmim, i cili përkon me përvjetorin e kompanisë, është një dëshmi e përkushtimit të Al Trade Center për të njohur kontributet e jashtëzakonshme që ndikojnë pozitivisht në shoqërinë shqiptare.

Në një ceremoni të mbushur me emocione dhe krenari, Presidenti i Al Trade Center, Sokol Gashani, dorëzoi personalisht Çmimin e Artë për Daut Demakun. Gashani theksoi se ky çmim është një shprehje e mirënjohjes për ndikimin e thellë që Demaku ka pasur në letërsinë shqiptare dhe përpjekjet e tij të palodhura për të pasuruar kulturën kombëtare.

“Al Trade na e ka zbardh fytyrën dhe na e ka kthyer dinjitetin në fushën e ndërtimtarisë,” shprehu Demaku, duke vlerësuar rolin e kompanisë në zhvillimin e industrisë dhe në mbështetjen e artit dhe kulturës.

Kjo ngjarje shënon një moment të veçantë, jo vetëm për Al Trade Center25-vjetorin e saj, por edhe për komunitetin shqiptar që vlerëson dhe respekton kontributet e individëve që frymëzojnë dhe promovojnë vlera të larta njerëzore.

Çmimi i Artë për Daut Demakun është një njohje e merituar e punës së tij të palodhur dhe një nxitje për të vazhduar të jetë një udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.

Al Trade Center, me moton “Së bashku jemi më të lumtur!”, vazhdon të mbështesë dhe të promovojë ata që kontribuojnë në pasurimin e kulturës dhe identitetit shqiptar, duke treguar se përkushtimi ndaj komunitetit është në qendër të vlerave të saj.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori