LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari për tentim grusht shteti në Turqi, ka një rrjet të shkollave në Kosovë

I akuzuari për tentim grusht shteti në Turqi, ka një rrjet të shkollave në Kosovë

Njeriu i cili po akuzohet nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, se qëndron pas tentimeve për grusht shtet, Fetullah Gulen – dhe lëvizja e tij “Hizmet” – kanë një rrjet të gjerë arsimor në Kosovë dhe Shqipëri. Ky rrjet përfshin universitete, shkolla dhe çerdhe për fëmijë.

Lëvizja Gülen (Gylen) është një nga lëvizjet fetare më të rëndësishme në Turqi. Ajo e merr emrin nga themeluesi i saj, Fetullah Gulen – një hoxhe nga Anadolli, tashmë 75-vjeçar.

Ndjekësit janë të përfaqësuar gjerësisht në elitën politike, administrative, dhe tregtare të shtetit turk. Në nivel ndërkombëtar, Lëvizja është e njohur për sistemin e saj arsimor.


Gjithçka rreth puçit ushtarak në Turqi
Lexo po ashtu Gjithçka rreth puçit ushtarak në Turqi

Në Shqipëri dhe Kosovë, ajo ka ndërtuar një rrjet shkollash nga cikli i ulët (Kolegjet Turke) deri në të lartin te cilat operohen nga “Turgut Özal Education Company” dhe “Fondacioni Arsimor Gulistan”.

Kolegji i shkollës fillore dhe të mesme të ulët e të larë, “Mehmet Akif College”, është një rrjet arsimor i cili është vendosur edhe në Shqipëri dhe Kosovë. E, që kjo shkollë është e ndërtuar dhe udhëhequr nga Lëvizja e Gulenit, është e konfirmuar nga vetë predikuesi islamik, i cili jeton në Pensilvania të Amerikës.

Në vitin 2010, në një shkrim të botuar nga Gulen në faqen e tij zyrtare të internetit Fgulen.com, tregon për vlerat e sistemit të tij shkollor dhe jep disa nga shembujt konkret të këtyre shkollave, duke përmendur në mesin e tyre shkollën “Mehmet Akif College” të Tiranës.

Shkollat e “Lëvizjes së Gulenit” në Kosovë udhëhiqen nga “Fondacioni Arsimor Gulistan”, e cila ka nën drejtim rreth gjashtë produkte të rrjetit dhe sistemit arsimor të Gulenit.

Prej tyre, katër kolegje të arsimit fillor dhe të mesëm me emrin “Mehmet Akif College – MAC”, një çerdhe me emrin “Yllka” dhe shkollën fillore dhe të mesme të ulët e njohur si “Shkolla Ndërkombëtare e Prishtinës”.

Institucioni arsimor “Gulistan”, Kolegjin e parë me emrin “Mehmet Akif” e ka hapur më 7 shkurt 2000 në Prishtinë.

Madje, hapja e këtyre shkollave dhe universiteteve ishte edhe një nga temat e diskutimit në mes të presidentit turk, Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, në vizitën e fundit të Erdoganit në Shqipëri. Erdogan i kërkoi që të mbyllen këto shkolla pasi, sipas tij, ato “paraqesin rrezik të madh për shqiptarët”. Por, kjo kërkesë u hodh poshtë nga ministrja e Arsimit në Shqipëri, Lindita Nikolla. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori