Sindikata e punëtorëve të Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) në Kosovë, shpreh shqetësimin se kompania e cila ka privatizuar këtë distribucion po keqtrajton dhe po shkel të drejtat e punëtorëve.
Konsorciumi turko-amerikan “Çalik -Limak”në vitin 2013, e ka blerë distribucionin për 26.3 milionë euro, kurse një ndër premtimet ishte mbrojtja e të drejtave të punëtorëve.
Gjithashtu, ky konscorcium punëtorëve u ka siguruar kontrata trevjeçare.
Por, Fehmi Pajaziti, nënkryetar i Sindikatës se Pavarur Elektro-Kosova në këtë kompani, në të cilën punojnë 2400 punëtorë, thotë se në realitet situata paraqitet krejt kundërt nga ajo çka ka premtuar kompania “Çalik Limak”.
Ai ka thënë se kompania deri më tani nuk ka larguar nga puna punëtorët, por mbi 200 është numri i punëtorëve, kryesisht mbi 50 vjeç, të cilëve u shkelen të drejtat apo të cilët, siç thotë ai, kompania i përgatit për largim nga puna.
“Faktikisht të larguar nga puna, përveç atyre që kanë bërë shkelje ligjore dhe procedurale nuk ka, por janë mbi 200 punëtorë të cilët janë ta pasistemuar dhe trajtohen në mënyrën më çnjerëzore të mundshme”.
“KEDS i ka vendosur në një hapësirë 30-40 m2, mbi 200 punëtorë, pagën e marrin, por punë nuk u jipet. Çka do të thotë se përgatiten që në vitin 2016, një numër i madh i punëtorëve të mbesin pa vendet e tyre të punës”, shprehet Pajaziti.
Pajaziti ndërkaq thotë se për këto probleme kanë njoftuar të gjitha institucionet përgjegjëse, por që deri më tani nuk ka ndonjë veprim.
Ai madje tregon se sindikata ende nuk ka arritur të sigurojë ndonjë marrëveshje apo kontratë zyrtare të KEDS-it.
Se në këtë kompani është një situatë konfuze, pohojnë edhe zyrtarë të qeverisë.
Kryeinspektori i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Basri Ibrahimi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ka ankesa të shumta si nga sindikata, por edhe në mënyrë individuale.
Ai tregon se ky mekanizëm ka marrë disa veprime, disa në favor të punëtorëve, por disa në favor të kompanisë.
Për shkak të dyshimeve të, siç thotë Ibrahimi, lëvizjes së punëtorëve, inspektorati ka planifikuar një inspektim të përgjithshëm në këtë kompani.
“Ne kemi marrë disa vendime, në të cilat janë aprovuar edhe ankesat e punëtorëve, disa të tjera nuk janë aprovuar, sepse nuk kanë pasur bazë ligjore. Por, gjithsesi aty është një gjendje konfuze, për shkak të transformimeve që janë duke u bërë dhe që kompania, siç mendojmë ne, mendon t’i bëjë vitet e ardhshme” .
Në anën tjetër, zyrtarë të KEDS-it në një përgjigje përmes postës elektronike, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se planifikimi i fuqisë punëtore mund të ndryshojë në periudha të ndryshme kohore.
Një ndër arsyet mund të jenë edhe zhvillimet teknologjike të cilat avancojnë proceset e punës.
“Në çdo kompani, institucion apo organizatë, me kalimin e viteve numri i te punësuarve nuk mbetet i njëjtë. Pra, është subjekt i ndryshimeve, veçanërisht ne kompanitë që kanë numër të madh të punëtorëve”.
“Madje, në kompanitë me numër të madh të punëtorëve thuajse çdo muaj dikush lë punën, dikush pushohet nga puna apo edhe punësohet. Kjo varet nga nevojat e kompanisë, interesat dhe mundësitë individuale, përkushtimi dhe dëshira ne vendin e punës apo faktorë tjerë“, kanë thënë zyrtarë të KEDS.
Pavarësisht këtyre ndryshimeve, ata kanë thënë se KEDS është i përkushtuar që në tërësi të përkrahë të drejtat dhe obligimet ndaj punëtorëve duke respektuar kushtet e marrëveshjes së transferit me rastin e privatizimit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik
Rritet çmimi i naftës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp