LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Zoe Saldana bëhet me yll në “Walk of Fame”: Suksesi im më i madh janë tre fëmijët e mi

Aktorja Zoe Saldana bëhet me yll në “Walk of Fame”: Suksesi im më i madh janë tre fëmijët e mi
Zoe Saldna dhe familaj e saj (Foto: Getty Images)

Zoe Saldana rrallë i paraqet fëmijët e saj në publik, por e enjtja ishte një rast i veçantë.

E rrethuar nga miqtë e famshëm, përfshirë James Cameron dhe Mila Kunis, aktorja e njohur përuroi yllin e saj në “Walk of Fame”.

Zoe Saldana bëhet me yll në “Walk of fame” (Foto: Getty Images)

Por ishin tre djemtë e saj, binjakët Bowie dhe Cy, 3 vjeçarë dhe Zen, 1 vjeç, bashkë me bashkëshortin, Marco Perego, të cilët u vunë në qendër të vëmendjes.


Dhe sigurisht që edhe yjet kanë probleme gjatë paraqitjes me të vegjlit e tyre para ekranit.

Nuk është e lehtë që tre fëmijë të vegjël t’i përmbledhësh për të pozuar së bashku në një fotografi, por më në fund Zoe Saladana ia doli!

Zoe e shijoi përurimin e yllit të saj së bashku me tre fëmijët dhe bashkëshortin (Foto: Getty Images)

“Ti je gjithçka e imja. Çdo ditë më kujton mua se si ta vlerësoj udhëtimin e jetës. Më ndihmoni të ngadalësoj kur i marr gjërat me nxitim”, janë fjalët e bashkëshortit të saj, dedikuar aktores.

Ndërkohë Zoe Saldana, e ngazëllyer për këtë rast u shpreh se gjëja më e çmuar për jetën e saj, janë fëmijët.

Zoe Saldana duke i dhuruar puthje pasionante bashkëshortit të saj (Foto: Getty Images)

“Po e shijoj këtë moment. Por ju e dini se çka më bën më të ngazëllyer kur zgjohem? Tre kryeveprat që kemi krijuar: Zen, Cy dhe Bowie Mama, që unë i dua pafund”, ka thënë ajo.

Por kush është Zoe Saldana?

Zoe Saldana (Foto: Getty Images)

Zoe Saldana-Perego është e lindur më 19 qershor 1978, e njohur si Zoe Saldana ose Zoë Saldana, është një aktore dhe balerinë amerikane. Pas shfaqjeve të saj me grupin e teatrit Faces, Saldana bëri debutimin e saj në ekran, në një episod të “Law and order” në vitin 1999.

Karriera e saj filmike filloi një vit më vonë në filmin “Center Stage”, në vitin 2000, ku luajti një balerinë që po luftonte, pasuar nga një rol në filmin tjetër “Crossroads” të vitit 2002.

Zbulimi i Saldanës erdhi në vitin 2009 me rolin e Nyota Uhura në “Star Trek” dhe “Neytiri” në filmin “Avatar” të James Cameron. Filmi i fundit mori brohoritje të shumta dhe është filmi më i gjati i të gjitha kohërave.

Saldana vazhdoi karrierën e saj me filma të tillë si “Colombiana” (2011), “Star Trek into Darkness” (2013), “Out of the Furnace” (2013), “Star Trek Beyond” (2016), dhe “Live by Night” (2016). Që nga viti 2014 ajo ka portetizuar karakterin e Gamoras në “Guardians of Galaxy”.

Ajo u martua me artistin italian Marco Perego, në një martesë fshurazi dhe së bashku kanë tre fëmijë. /Telegrafi/

Zoe Saldna dhe familja e saj (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori