LAJMI I FUNDIT:

Aktivizohen sirenat mbi Jerusalem që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore

Aktivizohen sirenat mbi Jerusalem që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore

Autoritetet izraelite në Jerusalem kanë aktivizuar alarmin para pak çastesh, që paralajmëron për sulme të mundshme ajrore.

Këtë e bëri të ditur përmes një videoje, korrespondenti i Globe, ku dëgjohen sirenat duke alarmuar banorët e atjeshëm, transmeton Telegrafi.

Kjo është hera e dytë që janë aktivizuar alarmet sot në Izrael, ka njoftuar Mark MacKinnon.


Momenti kur raketa izraelite godet bankën kombëtare islamike në Gaza
Lexo po ashtu Momenti kur raketa izraelite godet bankën kombëtare islamike në Gaza

E me gjasë kjo po ndodhë si rezultat që militantët e Hamasit kanë njoftuar sot se kanë shkrepur raketa në drejtim të kryeqytetit të Izraelit, si kundërpërgjigje për bombardimet izraelite mbi shtëpitë e civilëve.

Ndryshe të shtunën militantët e Hamasit, nisën një sulm krejt të befasishëm në territorin e Izraelit, ku si pasojë humbën jetën 800 izraelitë. /Telegrafi/