LAJMI I FUNDIT:

​Aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës

​Aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për Ditën e Punës duke kërkuar ndërgjegjësim për punëtorët.

“Poshtë kapitalizmit, liri klasës punëtore”, “Poshtë oligarkët ekonomik”. “Poshtë kapitalizimi”, “Gratë nuk pushojnë as të dielave”, ishin disa nga parullat me të cilat ata kanë marshuar në drejtim të qeverisë.

Aktivisti Auron Doli tha se jetesa e qytetarëve po kushtëzohet me shitjen e tyre në tregun ekonomik. Andaj sipas tij dita e ditës po bëhen më të vetëdijshëm për realitetin e ri.


“Kapitalizmi premton barazi gjinore por kapitalizmi nuk mund të ekzistoj pa hierarkinë dhe partiarkatin…Gratë dhe vajzat përveç ndarjes së pa barabartë dhe skllavëruese të punëve të shtëpisë përjetojnë edhe ngacmime, dhunë e vrasje të cilat vetëm sa shtohen. Institucioni i policisë i cili gjithmonë ka shërbyer për të shuar rezistencën ndaj rendit ekzistues vazhdon traditën e vetë edhe në gjendjen më alarmante të këtij bashkëdyzimi shtypës ekonomik dhe gjinor që ka pasur ndonjëherë Kosova. Çlirimi i grave nuk arrihet pa çlirimin e plotë nga kapitalizimi dhe patriarkati”, tha Doli.

Doli poashtu ka përmendur edhe rritjen e pagave të punëtorëve aq sa u takon.

“Ministri i Financave dhe Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të krenoheshin me rastet kur ky akumulim i parasë tek bizneset të reflektohej me rritje rroge dhe kur punëtorëve iu jepet aq sa ju takon. Do të duhej të krenoheshin kur, më në fund, të ndodh një shpërndarje më e mirëfilltë e pasurisë, e jo kur ajo grumbullohet në duar të disa oligarkëve”, shtoi ai.

Ndryshe, për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, janë organizuar protesta e aksione simbolike nëpër sheshet e Prishtinës dhe para Qeverisë së Kosovës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori