LAJMI I FUNDIT:

Aksidentet, “vrasësi” më i madh i qytetarëve në Kosovë

Aksidentet, “vrasësi” më i madh i qytetarëve në Kosovë

Aksidentet e trafikut vazhdojnë të jenë “vrasësi” më i madh i qytetarëve të Kosovës. Shifrat e aksidenteve nga janari e deri më tani dalin të jenë shqetësuese. Vetëm në këtë periudhë kanë humbur jetën afër 90 persona.

Zyrtarë të Policisë dhe ekspertë të sigurisë rrugore thonë se për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve nuk bënë punë shqiptimi i gjobave, por duhet t’iu ndalet veprimtaria duke iu marrë patentë shoferi.


Kolonel Sheremet Ahmeti nga Policia e Kosovës, për KosovaPress ka bërë të ditur se kanë ngritur një taks forcë për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve.

Ndërkohë që ai bëri të ditur se numri më i madh i vdekjeve në aksidente të komunikacionit ka ndodhur gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht.

“Këtë vit kemi rritje të vdekshmërisë në rrugët e vendit, diku për tetë muaj kemi afër 20 për qind persona që kanë humbur jetën, posaçërisht muaji më i rëndë ka qenë qershori dhe korriku. Ne duke parë një gjendje mjaftë të rëndë rrugët e vendit kemi ngritur një taks forcë të veçantë veç planeve shtesë që kanë qenë verës për të menaxhuar gjendjen e sigurisë rrugore në vend”, tha ai.

Gjatë muajve të verës Kolonel Ahmeti bëri të ditur se vetëm në 24 orë kanë shqiptuar më shumë se 2 mijë tiketa, por që të mos kenë pasur efekt në parandalimin e aksidenteve.

Ndërsa, eksperti i sigurisë rrugore Kolë Palokaj, ka kritikuar Kuvendit e Kosovës për neglizhencën në prurjen e tri ligjeve të parapara për sigurinë në komunikacion – ligji për patentë shofer, ligji për rregullat e komunikacionit dhe ligji për automjete.

Ai thotë se gjobat nuk dërgojnë në parandalim të numrit të madh të aksidenteve.

21 shtatori njihet si dita “Dita evropiane pa viktima në rrugë”. /kp/Telegrafi/