LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në rrugën Gostivar – Kërçovë, ndërrojnë jetë dy persona

Aksident i rëndë në rrugën Gostivar – Kërçovë, ndërrojnë jetë dy persona
ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të gurthyesit në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë.

MPB e ka konfirmuar rastin, prej ku thonë se aksidenti ka ndodhur sot në orën 07:10.

“Sot në orën 7:10 të mëngjesit është denoncuar e në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin kanë marrë pjesë dy makina: ‘Audi’ me targa të huaja e drejtuar nga 42- vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe “Skoda” me targa të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamjani i Tetovës”.


“Në aksident dy vozitësit kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë konstatuar vdekjen”, thonë nga MPB.

Për shkak të aksidentit, mëngjesin e sotëm është mbyllur qarkullimi në këtë rrugë. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë bërë këqyrje të vendit, pas së cilës qarkullimi është normalizuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori