LAJMI I FUNDIT:

AKP: 400 milionë euro nga privatizimi i ndërmarrjeve kthehen në Kosovë

AKP: 400 milionë euro nga privatizimi i ndërmarrjeve kthehen në Kosovë

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në Prishtine, të enjten mbajti takimin e parë për këtë vit, ku ndër vendimet më të rëndësishme është vendimi i marrë drejtuar BQRK-së për kthimin e mjeteve të privatizimit në Kosovë. Janë plotë 400 milionë euro të sigurara nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore.

“Është një vendim shumë i rëndësishëm dhe një veprim i Bordit të AKP-së që të sigurojë ruajtjen e mjeteve nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore duke i kthyer në Kosovë, në këtë kohë kur ka një krize globale financiare”, tha Dino Asanaj, kryetar i Bordit të Drejtorëve.

Gjithashtu, Bordi i Drejtorëve të AKP-së rikonfirmoi vendimin e Bordit të ish AKM-së për ushtrimin e kthimit të aksioneve mbrapa nga Ndërmarrja e Re Llamkos Sh.P.K., dhe kërkoi nga menaxhmenti i Agjencisë që të fillojë procedurat për ekzekutimin e këtij vendimi.

Ndër të tjera, Bordi i Drejtorëve të AKP-së, diskutoi edhe për Ndërmarrjet e privatizuara me Spin-off Special dhe kërkoi nga menaxhmenti që të bëjë auditim të të gjitha ndërmarrjet e privatizuara me këtë metodë, në lidhje me raportimet e tyre për investime dhe punësim. Për më tepër, Bordi kërkoi që në mbledhjen e ardhshme të raportohet dhe të sugjerohen veprime konkrete në lidhje me ndërmarrjet te të cilat afati për përmbushje të investimeve ka kaluar.


Bordi i dha menaxhmentit të AKP-së dritën e gjelbër për fillimin e formimit të 120 komiteteve të likuidimit, me ç’rast rifillon procesi i likuidimit që në vetvete nënkupton hapin e fundit në përmbylljen e procesi të privatizimit.

Në këtë mbledhje morën pjesë për të parën herë edhe dy anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve, Mohammed Omran, si dhe Hubert Warsmann, në cilësinë e përfaqësuesve të Zyrës Civile Ndërkombëtare.

Mbledhja e ardhshme e Bordit të Drejtorëve të AKP-së do të mbahet në shkurt, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar sot nga Zyra për informim pranë AKP-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori