LAJMI I FUNDIT:

AKB: Mos liberalizimi i vizave goditje për ekonominë dhe qytetarët

AKB: Mos liberalizimi i vizave goditje për ekonominë dhe qytetarët

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), është e shqetësuar nga lajmi se Kosova nuk i ka plotësuar ende kriteret për të udhëtuar lirshëm pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në një konferencë për media.

Shahini theksoi se Qeverinë e Kosovës e godet dhe e demanton në deklaratat e tyre të vazhdueshme muajve të fundit ku ndër të tjera deklaronin se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret për të lëvizur lirshëm në BE.

“Biznesin dhe buxhetin familjar e godet me një shpenzim shtesë për vitin 2016, ku duhet prapë të shpenzojnë rreth 30 milionë euro për viza sigurime, rezervime të hoteleve nëpër ambasada dhe agjenisone të ndryshme”, tha Shahini.


Ai shtoi se BE-ja investitorëve potencial i paralajmëroi se në Kosovë ende ka shumë punë për të bërë, ata nuk i plotësojnë kushtet më elementare për të vepruar dhe qarkulluar lirshëm në vendet e BE-së. Ky hap godet interesimin e investitorëve për të ardhur në Kosovë dhe e dëmton imazhin e shtetit edhe më shumë.

Vështirësitë e lëvizjes si biznesit nëpër tregjet evropiane iu imponon të vazhdojnë importet nga vendet regjionale si: Serbia, Maqedonia, Shqipëria e Bosnja dhe me këtë e rrit rolin e imputeve dhe pranin e prodhimeve të regjionit.

Kreu i AKB-së, tha se qytetarëve të Kosovës, iu shuan shpresat se do të udhëtojnë pa viza, kjo do të rris ambiciet për të lëshuar vendin ilegalisht. Nga kjo do të hapet prapë një biznes i ri për trafikim dhe kontrabandë të qytetarëve tanë për në vendet e BE-së.

“Bizneset dhe qytetarët Kosovës do të detyrohen të marrin dy shtetësitë edhe më tutje nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendet tjera. Ky fluks i ikjes për të marr shtetësi tjetër do të varfërohet edhe më tutje fuqia konsumuese dhe buxheti i shtetit”, tha Agim Shahini.

Sipas tij BE-ja, me veprimet e veta kësaj radhë e ndihmoj edhe më tutje destabilizimin politik edhe ekonomik edhe ashtu jo stabil në Kosovë. Me këtë e dekurajon Kosovën për rrugëtimin e vet për dialog me Serbinë në Bruksel.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se bizneset dhe qytetarët venës me të drejt pyesin BE-në a është ky shpërblim që dje Serbisë i‘u mundësua fillimi i negocimit për anëtarësim në BE, kurse po dje BE-ja deklaroi se Kosova ende duhet të bëjë punë dhe përparime për procesin e liberalizimit të vizave dhe kështu Kosova mbetet vendi më i izoluar në Ballkanin perëndimor dhe në Evropë.

Nga kjo do të mund të rritet edhe ekstremizmi etnik dhe fetar, duke e ndjerë se Kosova është ndarë në baza fetare, etnike dhe territorial, (që për këtë nuk dëshiron askush).

“I kërkojmë BE-së që sa më shpejt të ratifikoj Marrëveshjen e MSA-së dhe të veproj sipas standardeve që ka aplikuar me vendet tjera të Ballkanit që pas 6 muajve të lëvizin lirshëm pa viza, sepse këtë të drejtë e gëzojë më shumë se 500 mijë qytetarë të BE-se por jo edhe 1.800.000 kosovarë”, theksoi Shahini.

Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së, tha se mos liberalizimi i vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për lëvizjen e lirë të tyre.
“BE-ja duhet që të ndëshkoi qeveritarët për mos përmbushje të kritereve për mos liberalizim të vizave, por jo edhe qytetarët e pafajshëm të cilët po i bartin pasojat dhe vuajtjet për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë në vendet e BE-së”, pohoi Berisha. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori