Aida Birinxhiku është vetëm 23 vjeçare, por ka arritur të bëhet një emër i njohur në politikën suedeze. Pavarësisht moshës së re, ajo po shkëlqen në fushatën elektorale që po mbahet në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në pesëshen e parë të partisë Socialdemokrate.
Nëse arrin të marrë besimin e elektoratit, e që gjasat e saj janë shumë të mëdha, Aida do të shënojë historinë duke u bërë kështu deputetja e parë shqiptare në parlamentin suedez.
Birinxhiku jeton dhe vepron në Halland, Falkenberg të Suedisë, dhe është kandidatja numër 3 në listën e partisë Socialdemokrate, duke i shtuar kështu gjasat që të jetë fituese dhe të përfaqësojë në Kuvend edhe komunitetin shqiptar në këtë shtet.
23 vjeçarja ka treguar më shumë se si familja e saj emigroi për në Suedi në vitet e 90-ta.
“Prindërit e mi kanë emigruar në Suedi në vitin 1998. Babai im me profesion është doktor ndërsa nëna ime është edukatore. Unë jam mirënjohëse për çdo mundësi që më është dhënë për atë që Suedia i ka dhënë familjes time dhe familjeve të tjera shqiptare por besoj se Suedia mund të bëhet edhe më e mirë”, ka thënë ajo për gazetën Infokus.
E pikërisht kjo është edhe arsyeja që e shtyu atë t’i hyjë politikës qysh nga viti 2014, si dhe të kandidojë për deputete në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 shtator të vitit 2022 në Suedi.
“Që Suedia mund të bëhet edhe më mirë kjo është edhe arsyeja pse unë u aktivizova në politikë qysh nga viti 2014. Unë fillova aktivizmin tim politik në shoqatën e të rinjve socialdemokrate në Halland, ku për një kohë isha edhe kryetare. Më pas u zgjodha në këshillin bashkiak në Falkenberg në vitin 2018. Ndërsa sot jam kandidate në zgjedhjet parlamentare në Suedi”.
Birinxhiku përveç që ka mundësinë të bëhet e para vajzë me rrënjë shqiptare në parlamentin Evropian, gjithashtu nëse arrin të marrë votat do bëhet edhe deputetja më e re në moshë në Suedi.
Ajo konsiderohet një yll në rritje në partinë e saj dhe vlerësohet shumë edhe nga kolegët e saj.
Derisa ajo tregon se cili është qëllimi i saj kryesor në politikë me të cilën merret tash e sa kohë e që do të vazhdojë edhe kur të zgjedhet deputete në Kuvendin e Suedisë.
“Fillova të merrem me politikë sepse dua ta ndryshoj shoqërinë për të mirë. Ndërsa zgjodha Partinë Socialdemokrate sepse dua të luftoj për një shoqëri ku të gjithë njerëzit mund të ndjejnë lirinë, sigurinë dhe besimin në të ardhmen. Edukimi për mua është shumë i rëndësishëm. Unë angazhohem që të gjithë fëmijët, qofshin ata të huaj, të pasur apo të varfër të kenë kushte të njëjta shkollimi. Është e rëndësishme që çdo fëmijë të ketë sukses në shkollë, e veçanërisht fëmijët që vijnë nga shtete të tjera në Suedi. Edukimi është një rrugëdalje nga kriminaliteti, tjetërsimi dhe varfëria”, ka shtuar ajo.
Mirëpo 23 vjeçarja po lufton edhe për ndryshime pozitive në shëndetësi e pensione më të larta në Suedi.
“Po ashtu me një angazhim të veçantë në politikë kam luftuar edhe do të vazhdoj ta bëj për shëndetësi më të mirë dhe pensione më të larta në Suedi. Unë kam qenë aktive në politikë qysh në moshë të re mirëpo natyrisht duke mos anashkaluar edhe studimet. Pas shkollës së mesme kam përfunduar studimet në Universitetin e Lundit, një nga programet më të vështira në Suedi”, ka thënë ajo.
Gjatë kohës sa ende ishte në studime, kosovarja 23 vjeçare ka punuar për një nga zyrat më të njohura të avokatëve në vendet nordike, në të drejtën e biznesit.
Natyrisht që ajo shkëlqeu edhe në studime duke i përfunduar ato gjysmë viti më herët se shokët e klasës, me nota shumë të larta. Tani ajo dëshiron të kalojë më shumë kohë në politikë në mënyrë që të arrijë ndryshimet që ajo do në shoqëri.
E nuk ka si të mungojë edhe mirënjohja për të gjithë mbështetjen që ka marrë nga komuniteti shqiptar në Suedi.
“Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë mbështetjen që kam marrë këtu nga komuniteti shqiptar dhe nga partia e saj. Unë jam krenare që Partia Socialdemokrate më ka zgjedhur mua, një grua të re me rrënë shqiptare si kandidate për deputete në parlamentin suedez”, ka shtuar, kandidatja për deputete.
Kështu e përfundon ajo deklaratën e saj.
“Unë do të vazhdoj aktivizimin tim politik dhe veprimtarinë time në mënyrë që të frymëzoje sa më shumë të rinj që të angazhohen në politikë”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Paraburgimi i Jahoskit është fitore për drejtësinë dhe vendim i pritshëm

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

LSDM: 240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrol, furnizuesin e preferuar të OBRM-PDUKM-së

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Ora dore, unazë e para të gatshme - vjedhje e rëndë në Zllatar të Prishtinës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

A ja vlejti Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës