LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti për masat e Qeverisë: Qytetarët nuk e kanë merituar një vendim që nuk ka qartësi ligjore

Ahmeti për masat e Qeverisë: Qytetarët nuk e kanë merituar një vendim që nuk ka qartësi ligjore

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e ka parë me dyshim iniciativën e fundit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se gjatë takimit që e ka pasur me kryetaren e Kuvendit, kjo e fundit e ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit nuk është marrë vesh për masa kufizuese pasi jo të gjitha partitë janë pajtuar.

“Meqë Kuvendi nuk ka mundur të merr vendim, atëherë në vikend Ministri i Shëndetësisë ka marrë vendime individuale për komunën”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i Prishtinës thotë se është e padrejtë që në këtë situatë të merren vendime që nuk kanë qartësi ligjore nëse janë vendime kushtetuese apo jo kushtetuese.

“Qytetarët nuk e kanë merituar këtë sepse në vend se të jemi të qartë, me sisteme të tilla nuk e di si mund të veprohet”.

Ahmeti thotë se qytetarët kanë pritur lajme të mira se kur mund të zbuten masat kufizuese.

“I ftojë qytetarët që të shikojnë ata numra që kanë publikuar qeveria, por më mirë është të qëndrojnë në shtëpi”.

Shpend Ahmeti për masat e reja nga Qeveria: Jam i brengosur për orarin shumë të komplikuar
Lexo po ashtu Shpend Ahmeti për masat e reja nga Qeveria: Jam i brengosur për orarin shumë të komplikuar

Kryetari i Prishtinës thotë se është mjaft e vështirë që të dënohet me gjobë 3,000 euro ndonjë pronar që e hap dyqanin e tij të vogël për mbijetesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori