LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti për aksidentet: Prishtina së shpejti me kamera dhe dënime automatike

Ahmeti për aksidentet: Prishtina së shpejti me kamera dhe dënime automatike

Ahmeti për aksidentet: Prishtina së shpejti me kamera dhe dënime automatike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se në vë vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike.

Siç ka bërë të ditur Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, dënimet do të mblidhen me përmbarues.


Ai gjithashtu ka thënë se është që të mos lejohet regjistrimi i veturës me dënime të papaguara nga viti i kaluar.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Numri I aksidenteve në Kosovë qe një kohë është bërë shqetësues. Shpejtësia e pakontrolluar dhe mospërshtatja ndaj kushteve atmosferike janë shkaqet kryesore që shkruhen në raportet e aksidenteve.

Por, duhet të flasim edhe për politikat publike në Kosovë në lidhje me sigurinë në trafik në vitet e fundit.

Ka korelacion të ngushtë në mes të dënimeve në trafik dhe numrit të aksidenteve. Por jo vetëm të shkrimit të dënimeve por pagesave të dënimeve.

Mund t’i shikoni numrin e aksidenteve në kohën kur në zbatim ishte politika e marrjes së patentshoferit deri në pagesë, dhe pas largimit të kësaj politike.

Me një vendim të minsitrit të Punëve të Brendshme Skender Hyseni, për shkak se vlerësohej se ishte kundër të drejtave të njeriut, u hoq marrja e patent shoferit dhe vetëm shkruhej dënimi.

Vetëm në Prishtinë, para vendimit dënimet paguheshin mbi 70 përqind në javën e pare pas dënimit, pas vendimit, pagesa ne javen e pare ra nën 5 përqind. Numri I aksidenteve u shtua menjëherë në mënyrë drastike.

Sic e shihni as ligji I ri me rritjen e dënimeve nuk e ka efektin e duhur sepse ndryshimi ndodhë te pagesa. Rrallë ka polic që shkruan denim 900 euro për shpejtësi, thjeshtë është shumë vështirë ta dënosh në Kosovë dikënd me 900 euro.

Ne kemi marrë letër edhe nga Avokati I Popullit se dokumentet nuk mund të merren si peng për pagesë të dënimeve, por në qoftë se nuk gjendet mënyrë e pagesës së shpejtë të dënimeve, shpejtësia dhe shkeljet në trafik do të jenë edhe më të shpeshta.

Në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike. Dënimet do ti mbledhim me përmbarues dhe jemi përkrahës edhe të politikës që të mos lejohet regjistrimi I veturës me dënime të papaguara nga viti I kaluar.

Jeta e njeriut është prioriteti kryesor!(sic) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori