Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me mbështetje të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), sot më 27 tetor, publikoi hulumtimin “Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve”.
Hulumtimi është realizuar nga hulumtuesja Lirika Demiri dhe fokusohet në largimet nga puna dhe zvogëlimi i pagave të gazetarëve, ndikimin e Pakos Emergjente në sektorin e medieve, si dhe mirëqenien fizike e mendore të punëtorëve medial gjatë periudhës së pandemisë COVID 19.
Sipas të dhënave në këtë raport, kriza ekonomike në Kosovë e shkaktuar nga pandemia COVID-19 ndikoi në mënyrë zinxhirore në sektorin e medias.
Në përfundim të raportit thuhet se rënia e përgjithshme e aktivitetit ekonomik në vend nga mesi i muajit mars, çoi në uljen e të hyrave të medieve nga marketingu, duke rënduar gjendjen e tyre financiare.
“Kjo situatë u manifestua me ndalim të botimit të gazetave të përditshme, largim të punonjësve medialë nga puna, zvogëlim të pagave e vonesa në dhënien e tyre, duke shpërfaqur në tërësi problemet ekzistuese me të cilat përballet sektori i medias në vend. Largimi nga puna i mbi 20 punonjësve medialë nga kompania mediale “Zëri” ishte ndër rastet më ilustruese dhe më të rënda të ndikimit të pandemisë COVID-19 në ekonominë e punonjësve medialë. Shkëputja e kontratave të tyre të punës pa njoftim paraprak, në kundërshtim me Ligjin e Punës, me arsyetimin e kompanisë mediale se pandemia ka vështirësuar gjendjen financiare, përbën shkelje të të drejtave të punës të këtyre punonjësve medialë”, thuhet në raport.
Fakti se edhe pas më shumë se pesë muajve, Inspektrorati i Punës nuk ka bërë shqyrtimin përfundimtar të këtij rasti, sipas këtij hulumtimi “tregon se shkelja e të drejtave të punonjësve medialë nuk trajtohet me prioritet nga institucionet relevante në vend”.
Në anën tjetër, Pakoja Fiskale Emergjente, megjithëse i përfshiu mediumet, si përfituese në disa prej masave afatshkurta, nuk i cilësoi punonjësit medialë të cilët punuan gjatë përiudhës së izolimit si punëtorë esencialë, duke mos u dhënë mbështetje financiare shtesë sikurse disa prej kategorive tjera të punëtorëve, përkundër ekspozimit të tyre ndaj rrezikut për infektim. Për më tepër, vonesat në shpërndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e një pjese të pagave, bënë që shumë punonjës medialë të marrin paga të zvogëluara, me arsyetimin nga punëdhënësit se pjesa e mbetur do t’i kompensohej nga mbështetja qeveritare.
Përveç ndikimit në ekonominë e punonjësve medialë, pandemia COVID-19 ndryshoi edhe dinamikën e punës së medieve. Shumë nga emisionet dhe kontaktet për qasje në informacion u zhvilluan përmes platformave online, në përpjekje për t’i respektuar masat e kërkuara të distancimit fizik. Raportimi nga vatrat e pandemisë i ekspozoi gazetarët në rrezik të drejtpërdrejtë të infektimit, duke i detyruar që shpesh të përballeshin me mungesë të mjeteve të nevojshme mbrojtëse nga pandemia. Gjatë periudhës së karantinimit, derisa shumica e aktiviteteve shoqërore u pezulluan, puna e punonjësve medialë dëshmoi se raportimi i drejtë dhe i saktë është edhe më i rëndësishëm në kohë krizash, si kjo me COVID-19.
Drejtoresha Ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi Bojaj, shprehu falënderimin në emër të AGK-së për pjesëmarrjen e panelistëve, medieve, si dhe për përkrahjen e dhënë nga KFOS-i gjatë kohës së pandemisë, gjë që ka qenë shumë e rëndësishme për komunitetin e gazetarëve, fillimisht në sigurimin e mjeteve mbrojtëse e më pastaj edhe me përkrahjen e këtij hulumtimi, i cili vë në pah gjendjen e gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve në kohë të pandemisë.
“Ky raport ka për qëllim të shpalosë gjendjen ekonomike apo ndikimin të cilin e ka pasur pandemia Covid 19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve. Me KFOS-in ka qenë bashkëpunimi i parë fare në fillim të pandemisë kur kemi kërkuar ndihmë nga ta që të sigurojnë mjete mbrojtëse për anëtarët tanë, gjegjësisht gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit duke u përballur me një të panjohur”, tha Mulliqi Bojaj.
Ndërsa, hulumtuesja e raportit, Lirika Demiri, shpalosi para të pranishmëve të gjeturat e raportit.
“Raporti është rezultat i një hulumtimi që është zhvilluar prej muajit qershor të këtij viti deri në fund të muajit shtator. Kemi realizuar një anketë online me rreth 120 punonjës medialë – gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë, dhe kemi marrë përgjigjet e tyre që kanë të bëjnë kryesisht me ndikimin e pandemisë në gjendjen ekonomike të punonjësve medialë, si dhe me ndryshimin e dinamikës dhe vështirësitë e hasura gjatë raportimit në pandemi. Përveç anketës, ne kemi zhvilluar edhe intervista me gazetarë të ndryshëm dhe me profesionistë të fushës së medias”, ka thënë Demiri.
Pjesë e panelit të diskutimit ishin edhe gazetarët Jehona Zhitia dhe Bujar Vitija.
Gazetarja Zhitia tregoi disa nga sfidat me të cilat janë përballur gazetarët gjatë raportimit për pandeminë Covid 19.
“E kemi nisur këtë sfidë pa ditur se çfarë na pret gjatë rrugës. Pavarësisht përvojës së gjatë që mund të kesh në medie, ne jemi më të rinj në moshë dhe nuk na ka rastisur që të raportojmë në ndonjë situatë të ngjashme shëndetësore. Ndonëse edhe vetë mjekët e kishin shumë të panjohur atë se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, kjo bëhej edhe më e vështirë ndoshta për neve si gazetarë, për formën tonë të raportimit se çfarë do të themi në fillim…Konsideroj që ishte sfidë edhe për gazetarët, megjithatë ne ia dolëm që ta bënim punën më së miri”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Teksa, Vitija foli për rolin e medieve dhe gazetarëve në menaxhimin e pandemisë.
“Roli e medieve ka qenë mjaft i rëndësishëm. Gazetarët asnjëherë nuk kanë hezituar që ta kryejnë punën e tyre më përgjegjësi në luftimin e lajmeve të rrejshme. Rreth 30% e kosovarëve nuk kanë besuar në eksiztencën e Covid 19 dhe kjo e ka vështirësuar në masë të madhe menaxhimin e pandemisë nga institucionet. Rol të rëndësishëm për ta përmbysur këtë sondazh, kanë luajtur mediet dhe gazetarët”, ka thënë ndër të tjera Vitija. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë