LAJMI I FUNDIT:

AGK: Përfshirja e lajmeve të rreme brenda Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Krimeve Kibernetike, e gabuar dhe kufizim i lirisë së informimit

AGK: Përfshirja e lajmeve të rreme brenda Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Krimeve Kibernetike, e gabuar dhe kufizim i lirisë së informimit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka analizuar më vëmendje koncept dokumentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me Parandalimin dhe Luftimin e Krimeve Kibernetike.

“Konsiderojmë se kjo formë e përfshirjes së raportimit mediatik ne kuadër të Ligjit Kundër Krimeve Kibernetike është e gabuar sepse krimet kibernetike dhe lajmet e rreme nuk kanë asgjë të përbashkët. Çfarëdo tentative për ta kriminalizuar shpifjen konsiderohet tentativë për kufizim të lirisë së informimit. Për më tepër kjo iniciativë është bërë pa filluar njoftim apo konsultim publik, edhe pse në platformën online është hapur diskutimi prej 22 Dhjetor 2017 deri më 18 Janar 2018 në kuadër të ligjit për luftimin e krimeve kibernetike – dhe si rezultat shumë palëve të interesuara në aspektet mediale ju ka ikur ky propozim”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e kupton se kjo dukuri është shqetësuese mirëpo dëshiron t’ju bëjë me dije sponzoruesve dhe institucioneve përkatëse se liria e mediave, edhe ashtu mjaft e brishtë, nuk mund të rregullohet pa filluar diskutim të gjithëmbarshëm dhe të gjitha palëve me rëndësi.


Çfarëdo përfshirje e lajmeve të rreme, shpifjes apo ndonjë dukurie gazetareske në këtë ligj rrezikon që të na kthej disa hapa mbrapa.

AGK kërkon me ngulm që kjo iniciativë të ndërpritet dhe të rihapet diskutimi e të zgjerohet me të gjithë hisedarët përkatës, përfshi AGK-në dhe shoqërinë civile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori