LAJMI I FUNDIT:

Agjencitë e pavarura në shërbim të partive politike

Agjencitë e pavarura në shërbim të partive politike

Në Kosovë numërohen rreth 37 agjenci të pavarura, të cilat edhe pse emërtimin e kanë të tillë, prapë sfidë kryesore mbetet trajtimi i tyre nga institucionet vendimmarrëse, deklarojnë njohësit e zhvillime politike në Kosovë.

Ata theksojnë se agjencitë, bordet e pavarura dhe mekanizmat e tjerë, e kanë të vështirë zhvillimin dhe përfundimin e aktiviteteve të tyre, pasi që politika ndikon në veprimet dhe vendimet tyre.

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se agjencitë e pavarura dhe udhëheqësit e tyre, aktualisht më shumë u shërbejnë partive politike sesa politikbërjes.


“Partitë politike i defunksionalizojnë ato. Fillimisht i kanë krijuar për të rehabilituar klientelizmin e tyre politik. Një pjesë e tyre janë të rëndësishme, mirëpo i kanë defunksionalizuar për shkak të qasjes partiake në udhëheqje. Ato nuk kanë as punë profesionale, as raportim, as përgjegjësi përpara institucioneve që i kanë krijuar”, tha Zogaj.

Ai tha se pjesa më e madhe e këtyre agjencive nuk kanë borde, sepse gati në të gjitha rastet anëtarët e bordeve të agjencive kanë prejardhje politike dhe në këtë mënyrë keqpërdoren mjetet e buxhetit.

“Pjesa më e madhe e këtyre agjencive abuzojnë me buxhetin që e ndan Kuvendi ose dikasteret e caktuara në ministri. Pra, janë krijuar shumë në numër për të krijuar ketë llojin e defunksionalitetit institucional”, tha Zogaj.

Drejtori ekzekutivi i Këshillit të Medieve të Shkruara në Kosova, Nehat Islami, konsideron se ekzistimi i agjencive dhe institucioneve të pavarura është i domosdoshëm, mirëpo siç thotë ai, ato duhet ta plotësojnë kriterin e kualitetit.

Islami thotë se sikur në shumë institucione të tjera edhe në agjencitë e pavarura emërimet e punonjëseve janë bërë në baza partiake apo nepotizmit.

“Kuvendi dhe organet e tjera të cilat i emërojnë udhëheqësit e agjencive, duhet që të kenë një kontroll shumë më të madh se kush është duke punuar aty. A janë të gjithë ata njerëz të aftë për ta kryer atë punë. Duhet të shikohet se si veprojnë agjencitë e ngjashme në shtetet fqinjë. Edhe në shtete fqinjë ka numër të mjaftueshëm të agjencive të ngjashme mbikëqyrëse, ku megjithatë, zëri i tyre ka arritur që të dëgjohet”, tha Islami.

Disa nga institucionet e pavarura dhe agjencitë, drejtpërdrejtë i raportojnë Kuvendit të Kosovës, përderisa veprojnë larg Kuvendit.

Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjithë mekanizmat e pavarur të krijuar nga Kuvendi janë mekanizma të cilët e lehtësojnë punën e Kuvendit dhe mbikëqyrin në mënyrë profesionale një fushë të caktuar.

Mirëpo, sipas Jasharit në shumë raste është vërtetuar se rekomendimet e dhëna nga institucionet e caktuara të pavarura nuk janë marrë parasysh ose nuk janë zbatuar.

“Deri tani janë parë këto probleme, që janë bërë këto shkelje jo vetëm prej institucioneve tona vendore, mirëpo edhe prej mekanizmave të tjerë ndërkombëtar. “Ajo çka tentojmë të bëjmë si Institucion i Avokatit të Popullit, sidomos edhe për vet raportin e avokatit ,të kërkojmë që tani e tutje, kur të dërgohet raporti [në Kuvend ] me rekomandimet e veta, ai të diskutohet për t’i dhënë pastaj mundësinë Kuvendit që të mbikëqyrë realizimin e rekomandimeve nga organet e ekzekutivit”, tha Jashari.

Institucionet e pavarura janë elementi kryesor i një demokracie funksionale, thonë analistët politik.

Agjencitë e pavarura bashkë me pushtetin legjislativ, atë ekzekutiv dhe gjyqësor, mundësojnë një sistem të zhvilluar të ruajtjes së barazpeshës, duke shtuar përgjegjshmërinë dhe duke zbutur ndikimin jo të drejtë politik. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori