LAJMI I FUNDIT:

Agim Veliu: Shkarkimi im për shkak të paaftësisë së Kurtit për t’u përballë me kërkesat e SHBA-së

Agim Veliu: Shkarkimi im për shkak të paaftësisë së Kurtit për t’u përballë me kërkesat e SHBA-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e tij.

Veliu në një lidhje telefonike për RTV Dukagjinin ka thënë se me Kurtin ka ditë që nuk është takuar dhe se vendimin e ka mësuar nga mediat.

Nënkryetari i LDK-së thotë se shkarkimi i tij nuk lidhet aspak me deklaratat e tij siç ka pretenduar Kurti, por thotë se e gjitha lidhet me pamundësinë e këtij të fundit për të marrë vendime të mëdha, përcjell Telegrafi.


“Kosovës i nevojiten vendime tjera të mëdha të guximshme, ashtu siç kanë kërkuar SHBA-të, pra të heqim taksën dhe të arrijmë marrëveshje finale me Serbinë. Ky vendim i tij nuk është aspak i rëndësishëm për Kosovën në këtë kohë”.

Ai thotë se ka të drejt të jep mendime pa marrë parasysh a i pëlqen Kurtit apo jo.

“Albini nuk ka të drejt të imponojë mendimet e mia. Unë gjithmonë do të kem mendimin tim”.

Veliu thotë se ai nuk mund të vendos për prishje apo jo të koalicionit me Vetëvendosjen dhe se këtë vendim e marrin organet e LDK-së.

“Mendimi im personal është se koalicioni Vetëvendosje-LDK nuk po i sjellë asnjë të mirë Kosovës për momentin. Kjo qeveri nuk po ka guxim të merr vendime të mëdha për vendin, as për taksën e as për menaxhimin e situatës epidemiologjike në të cilën ndodhet vendi”, tha ndër të tjera Agim Veliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori