LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri kurdis tenderët

Agim Bahtiri kurdis tenderët

Agim Bahtirit do ti duhet ti nxjerrë nga gjepi pesë mijë euro të premtuar se do ti jap për ata që zbulojnë raste korruptive në komunën e Mitrovicës. Këtë shumë duhet ta ndaj pasi është zbuluar se vetë ka kurdisur një tender në komunën që drejtohet nga ai.

I pari i Mitrovicës, është përfshirë në këtë vepër korruptive, siç e vlerësojnë njohësit e kësaj fushe, duke përgatitur terrenin dhe angazhuar si zyrtarë për informim, ish zëdhënësin Hysni Syla, tanimë në pension.

Në tenderin “Kryerja e shërbimit të informimit për Zyrën e Kryetarit”, Syla, që me 20 gusht ka dal në pension është shpallur fitues i tenderit në vlerë prej 2 mijë e 460 euro për kryerjen e shërbimeve të informimit për tre muaj.


http://krpp.rks-gov.net/Default.aspx?PID=Notices&LID=1&PCID=-1&CtlID=ViewNotices&ID=106803

Hysni Syla, ka treguar se kryetari Bahtiri ka kërkuar nga ai që të angazhohet për këtë punë. “Me 20 gusht kam dalë në pension, kam qëndruar nja 12 ditë pa punë dhe në komunë është paraqit nevoja që të rikthehem në zyrë dhe më kanë thirr me kryer punën e zëdhënësit”, ka thënë Syla për Gazetën Fjala.

Por ka qenë drejtori i financave që nuk ka lejuar që ti bëhet kontratë mbi vepër, sipas tij, dhe e vetmja formë për angazhimin e Sylës ka rekomanduar të jetë procedura e tenderimit me tri oferta nga jashtë për punën e njëjtë.

“Veç kjo formë e pagesës ka qenë e mundur sepse drejtori i financave nuk ka lejuar ndryshe. Unë kam pyet në ministrit gjegjëse dhe më kanë thënë se ka qenë e mundur legalisht të angazhohem me kontratë mbi vepër, por drejtori si për inat nuk ka lejuar”, ka thënë Syla për Gazetën Fjala.
Sipas tij në pamundësi për të tu angazhuar në kontratë mbi vepër është dashtë të përdoret forma e tenderimit që ai të paguhet përderisa kryetari të zgjedh zyrtarin e ri të informimit me anë të konkursit.
“Vetë drejtori i financave e ka këshilluar kryetarin që të shkohet në formë tenderi. Me tri oferta, unë jam shpall ma i miri dhe nuk ka të keqe këtu asgjë”, ka thënë Syla.

Për të marrë pjesë në tender, Syla është dashtë të ketë kompani, dhe për këtë më 29 shtator të këtij viti ka regjistruar kompaninë e tij me “HYSNI SYLA B.I.”, apo pesë ditë para datës së dhënies së kontratës. http://www.arbk.org/sq/Rezultatet-e-Bizneseve/71202186?nb=0&eb=HYSNI%20SYLA%20&la=0&lp=0&main_acitivity=0&other_acitivity=0&page_b=0

Kurdisja e tenderit, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile konsiderohet vepër penale korruptive.
“Nëse ka dyshime që ka pasur kurdisje në procedurën e tenderimit atëherë patjetër që kjo konsiderohet vepër penale korrupsioni”, thotë Fidan Kalaja nga Organizata FOL.

Sipas tij, është e çuditshme dhe rast shumë i veçantë që zëdhënësi i një institucioni të zgjidhet përmes procedurave të prokurimit kur dihet mirëfilli se zëdhënësi ka pozitën e shërbyesit civil dhe ai rekrutohet në bazë të konkursit publik.
Gazeta Fjala, ka kërkuar përgjigje edhe nga kryetari Agim Bahtiri, por ai nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës.

E kryetari Agim Bahtiri, me qëllim të çrrënjosjes së dukurisë së mitos dhe korrupsionit, si dhe me qëllim të inkurajimit të qytetarëve që të luftojnë deri në fund këto dukuri të dëmshme, që sipas tij janë bërë gangrenë e shoqërisë, pati vendos që të jep një shpërblim prej 5.000 eurosh, për personin që eventualisht do të mund të argumentonte vetëm një rast të këtyre dukurive, në të gjitha institucionet e komunës së Mitrovicës.

“Jam shumë i vendosur që të çrrënjos tërësisht dukurinë e mitos dhe korrupsionit në Komunë e Mitrovicës. Për këtë arsyeje, kam vendos, që nga mjetet e mija personale, të jap një shpërblim prej 5.000 euro personit që do të argumentonte vetëm një rast të këtillë në të gjitha institucionet komunale që unë i menaxhoj”, thotë kryetari Bahtiri.

Besojmë që kryetari Bahtiri do ta mbajë fjalën dhe 5 mijë eurot e premtuara do ti ndaj për gazetarët e Gazetës Fjala me qëllim të inkurajimit të gazetarëve që të luftojnë deri në fund këto dukuri të dëmshme. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori